Lajme

Rama nuk kishte sukses ta bind Kovaçevskin i cili i qëndron aleancës me Vuçiqin

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

July 6, 2023, 12:07

Turi ballkanik që ka nisur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka për qëllim ta zhvendosë vëmëndjen e vendeve të rajonit nga Ballkani i Hapur tek Procesi i Berlinit, me pak fjalë të zhbëjë atë që aleanca Rama-Vuçiç e propagandoi me ngulm dhe përpjekje të mëdha në 4 vitet e fundit.

Por kjo nuk është kaq e lehtë. Në vizitën e parë, që pati në Shkup me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, Ramës i ngeci sharra në gozhdë. Kovaçevski i qëndroi aleancës me Aleksandër Vuçiçin e Serbisë dhe tha se do t’i qëndrojë Ballkanit të Hapur, pavarësisht se Edi Rama tashmë e quan inisiativën të përmbushur.

“Ballkani i hapur nuk ka përfunduar. Ballkani i Hapur dha shumë rezultate të dukshme, të prekshme. Të dielën e ardhshme do kem takim me Bërnabiç për taksat. Ballkani i Hapur nuk e ka kryer misionin e vet, meqënëse ai angazhohet për të njëjtat vlera si Procesi i Berlinit” tha Kovaçevski në konferencën e përbashkët që mbajti në Shkup me Edi Ramën.

Më tej, kryeministri i Maqedonisë së Veriut përmendi shtimin e shkëmbimeve tregtare në shifra të kënaqshme me Serbinë dhe Shqipërinë gjatë viteve të fundit, duke i konsideruar këto meritat e nismës së Ballkanit të Hapur, e cila sipas tij duhet të vazhdojë.

Misioni që ka marrë për të promovuar Procesin e Berlinit, takimi i radhës i të cilit pritet të mbahet në Tetor në Tiranë, nuk i shkon për shtat Edi Ramës. Minimumi një muaj më parë, fliste ndryshe. Sot e quan Ballkanin e Hapur “shpërqëndrim”, “mision të përmbushur” apo “të përfunduar”. Kthesa e fortë që ka marrë brenda një kohe të shkurtër e pengon të shprehë pakënaqësi për qëndrimet e Kovaçevskit.

“Nëse doni që të nxjerr një lajmërim vdekje nuk e kam dhe nuk kam për ta nxjerrë. Megjithatë jeta është e bukur se secili mund të këndojë këngën e vet, aq më tepër në një situatë liri demokracie, kështu që secili prej jush të zgjedhë të këndojë këngën e vet dhe të thotë si e dëshiron.Kush ka pritur që Ballkani i Hapur të dështojë le ta këndojë fundin e tij” tha Rama.

Arsyet se përse Rama doli nga Ballkani i Hapur mbeten mister. Ngrirja e marrëdhënieve të tij me Vuçiçin erdhi pas tensioneve në veri të Kosovës, kur forcat speciale të Serbisë rrëmbyen tre policë të Kosovës. Vuçiç e priti me mosbesim daljen e Ramës nga Ballkani i Hapur.

“Nuk besoj se Rama e ka thënë këtë. Shpresoj të kem mundësi ta shoh së shpejti. Ballkani i Hapur është një ide autonome dhe autoktone e njerëzve nga Ballkani”, tha Vuçiç kur mësoi për deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë.

Refuzimi i Kovaçevskit për të kërcyer nga korsia e Ballkanit të Hapur, tek korsia e Procesit të Berlinit me të njëjtën lehtësi që e bën Rama nuk është ogur i mirë për karrierën e “mediatorit të Ballkanit” siç kanë qejf ta përkëdhelin redaksitë pranë tij.

Ngurtësia e Kovaçevskit nuk është asgjë, krahasuar me deklaratën e djeshme të Albin Kurtit që tha se nuk do ta priste Ramën në takim, kur ai të mbërrinte në Prishtinë. Mbetet për t’u parë si do të shkojë vizita në Kosovë dhe më tej ajo në Serbi ku e pret një Vuçiç i habitur për braktisjen e shpejtë dhe aspak diplomatike të Ballkanit të hapur./Lapsi.al

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive

Më shumë nga kategoria

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_1439
Lëvizja BESA konsolidoi degën në Dibër
IMG_1433
Regjistrohen dy raste me kollën e keqe në shtatë ditët e fundit në Maqedoni
IMG_1430
Vidhen byrekë dhe para nga një byrektore – policia është në kërkim të hajdutit
IMG_1424
Komuna e Tetovës prezenton një copëz arti nga Tetova në Tiranë para presidentit Bajram Begaj
IMG_3029
Në Bellovisht të Gostivarit 43-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij
IMG_1412
OBSH: Synohet hyrja e 500-600 kamionëve me ndihma çdo ditë në Gaza kur armëpushimi të hyjë në fuqi