Shëndet

Sa është sasia ideale e kafes që duhet të pini gjatë një dite

September 26, 2024, 08:09

Një studim i publikuar me 23 korrik të 2020-ës në New England Journal of Medicine, sugjeron se një qasje e moderuar ndaj kafesë është mënyra më e mirë për të pasur përfitime.

Bazuar në rishikimin e 95 studimeve, autorët e këtij raporti rekomandojnë kufizimin e konsumit të pijeve me përmbajtje kafeine, deri në 400 miligramë në ditë. Kjo sasi është e barazvlefshme me 4-5 filxhanë kafe në ditë. Ajo i ndihmon njerëzit të marrin përfitimet më të mira të kafesë por nga ana tjetër kanë më pak efekte anësore prej saj.

Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga stresi, ankthi e pagjumësia, duhet të tregohen shumë të vëmendshëm ndaj konsumit të kafesë.

Ata duhet të jenë të vëmendshëm edhe ndaj mënyrës si ndihen pas pirjes së kafesë dhe ndikimit të saj në cilësinë e gjumit. Ky i fundit është thelbësor për mirëmbajtjen e stresit dhe të ankthit.

Konsumi i tepruar i kafesë mund të kthehet shumë shpejt në ankth, pagjumësi, tension i lartë gjaku. Sipas ekspertëve, një grua që peshon 80 kg nuk duhet të pijë më shumë se 250 mg kafeinë në një periudhë 24 orëshe.

Ekspertët kanë përpiluar një listë praktike me dhuratat bujare të nënës Natyrë, të cilët kanë të njëjtën veçori si kafeja në aspektin e energjisë.

Ushqimet që të mbushin me energji njësoj si kafeja

Avantazhi që kanë këto produkte është jo vetëm se janë natyrale por nuk kanë efekte anësore sa i përket ankthit dhe stresit.

Tërshëra

Ky drith ka një nivel të ulët glicemi dhe ofron energji afatgjatë dhe të qëndrueshme për të gjithë paraditen. Tërshëra për më tepër ndihmon edhe në prodhimin e serotoninës që na ndihmon të shmangim stresin dhe të kemi një kujtesë më të mirë.

Farat e susamit dhe chia

Këto fara janë plot me magnez i cili kthen sheqerin në energji. Fibra dhe yndyrnat e shëndetshme ndihmojnë në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe sigurojnë një energji të vazhdueshme. Farat Chia gjithashtu janë ofruese të energjisë sepse përmbajnë fibër, proteinë dhe yndyrna të shëndetshme.

Fasulet, avokadot, qiqrat

Të gjitha produktet e pasura me Vitaminën B mundësojnë rritjen e energjisë, ndërsa enzimat folike të B9 janë të pazëvendësueshme për sintezën e ADN-së dhe funksionimin e mirë të trurit.

Vitamina B9, B12 dhe B6 kosiderohen tre musketierët e vitaminave që janë përgjegjës për mbajtjen nën kontroll të niveleve të larta të homocistinës që shoqëron sëmundjet e zemrës.

Hurmat e arabisë

Ato janë të mbushura me sheqerna natyralë që përfshijnë: fruktozën, sukrozën dhe glukozën. Kjo i bën ato një ushqim të favorshëm për ata që kanë nevojë të rrisin nivelet e energjisë. Fibra që ato përmbajnë do të parandalojnë shpërthimet e pakontrolluara të sheqerit në gjak siç ndodh me ëmbëlsira të tjera.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Më shumë nga kategoria

IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_0851
Aksident i rëndë në rrugën Mavrovë-Gostivar, rrokulliset vetura
IMG_0849
Bill Gates: Do të punojmë vetëm 2 ditë në javë
IMG_0846
Në disa vende muslimanët festuan sot Fitër Bajramin
IMG_0844
Reagim i ashpër nga BC Çair 2030 pas incidenteve në Kumanovë
IMG_0830
Reagon Faton Ahmeti: Kreshniku dhe Bekimi padrejtësisht mbetën prapa grilave për Bajram
IMG_0835
Erdogan i kërkon Allahut të ‘mallkojë Izraelin sionist’ në fjalimet e Fitër Bajramit – vjen reagimi i Tel Avivit