Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas vrasjes në Tiranë, duke thënë se kryeqyteti i Shqipërisë është përgjakur nga banda të qeverisë.
Berisha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se rendi dhe siguria kanë rënë në duart e krimit.
Ai ka thënë se e dënon me forcën më të madhe autorin e kësaj masakre.
Postimi i plotë i tij:
Përgjaket Tirana nga banda të qeverisë.
Rendi dhe siguria ne duart e krimit.
Nga breshëritë e vrasësve mbetet e vdekur një grua, Mimoza Paja, ndërsa 5 të tjerë të plagosur, mes tyre një vajzë 10 vjeçare! I shpreh ngushëllime familjes së viktimës dhe uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Gjithashtu dënoj me forcën më të madhe autorët e kësaj masakre dhe denoncoj lidhjet e tmerrshme të qeveritarëve me bandat dhe krimin, si faktori më kryesor që ka vendosur rendin dhe sigurinë në duart e bandave të lidhura ngushtë me qeverinë. sb
Ps video dëshmon qarte se me parimin ti huajnë kokën njeri tjetrit Edi Rama rendin dhe sigurinë u a ka besuar bandave dhe krimit!