Shqipëria dhuron 1 milion euro për Turqinë (video)

Shqipëria dhuron 1 milion euro për Turqinë (video)

Autori

Autori

Portali Tetova

February 16, 2023, 08:02

Shqipëria dhuroi mbrëmë 1 milion euro (1.06 milion dollarë) për fushatën e re të Turqisë për viktimat e tërmetit të quajtur ‘Türkiye One Heart’ (Turqia, një zemër).

Kompani, institucione, organizata dhe individë të ndryshëm kanë bërë donacione për fushatën nëpërmjet një transmetimi të përbashkët të drejtpërdrejtë përmes 200 stacioneve televizive dhe 500 radiove.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama i cili u shpreh i nderuar që u bë pjesë e fushatës sensibilizuese televizive “Turqia, një zemër”.

Duke iu drejtuar kombit turk si zëri i Shqipërisë, Rama shprehu keqardhjen për atë që ndodhi që ndodhi në Turqi.

 

”Ne jemi një vend i vogël, por kemi një zemër të madhe. Nuk do ta harrojmë kurrë atë që Turqia dhe Presidenti (Recep Tayyip) Erdogan bënë për ne në vitin 2019, kur tërmeti goditi Shqipërinë. Ne jemi të gatshëm të bëjmë çmos për të mbështetur popullin turk. Jam i sigurt se falë përpjekjeve të Turqisë, gjithçka do të arrihet”, tha ai.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shënuan të hënën një ditë zie kombëtare për tërmetet shkatërruese të javës së kaluar në Turqi dhe Siri.

Flamujt në institucionet shtetërore dhe vendet publike u ulën në gjysmë shtizë gjatë gjithë ditës së zisë të shpallur nga dy qeveritë.

Shqipëria ishte ndër vendet e para që i dha mbështetjen e saj Turqisë pas tërmeteve të 6 shkurtit.
Donacionet e mbledhura përmes fushatës do t’i dërgohen Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) dhe Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Turke. Fushata është në vazhdim.

Të paktën 35,418 njerëz janë vr arë dhe 105,505 janë plagosur në tërmetet që tronditën Turqinë jugore javën e kaluar, sipas shifrave të fundit.

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion
abdush demiri
Demiri: Taravari të qartësojë pozicionin e tij, ne mbetemi të hapur për bashkëpunim opozitar
Adnan-Azizi
Azizi: Madhërimi i Selës dedikuar Ali Ahmetit
56502F6A-2DDE-4391-A6DF-6AE467A68872-1024x551.jpeg
Kasami: Fronti opozitar i gatshëm të sfidojë pushtetin
AC2A0035
Fronti opozitar: Grubi po e keqpërdor partneritetin strategjik me SHBA  

DIASPORA