Lajme

Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion

September 20, 2023, 12:09

Subjektet opozitare shqiptare, AlternAtivA – Lëvizja Besa – Lëvizja Demokratike, njoftuan dorëzimin e një kallëzimi për korrupsion dhe konflikt interesi në Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, për shkak të dyshimeve për përfshirjen e BDI-së në korrupsion të majmë.

“Baza e këtij kallëzimi është dyshimi ynë se ka korrupsion dhe konflikt interesi në relacionet e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim me kompaninë EUROVIA, e cila paraqitet edhe si donatore e kësaj partie, por edhe si kontraktuese në punët që do të zhvillohen në Korridorin 8.

Për informacion të opinionit, kjo kompani është donatore kryesore e BDI-së, duke i dhënë asaj rreth 70.000 EURO vetëm në vitin 2022. Në anën tjetër, pikërisht kjo kompani ka marrë tender në vlerë prej 1.8 milion euro nga Ministria e Jashtme, e cila drejtohet nga ministri i BDI-së, Bujar Osmani, ndërsa ajo paraqitet edhe si nënkontraktuese e Korridorit 8, ku përgjegjës për realizimin e punimeve nga ana e qeverisë është zëvendëskryeministri i parë, po ashtu kuadër i BDI-së – Artan Grubi. Dyshimi ynë është se kemi të bëjmë me larje parash dhe bërje biznes me këtë kompani”, tha Orhan Murtezani nga opozita e bashkuar shqiptare.

Partitë opozitare shqiptare thonë se në rastin EUROVIA ka haptazi konflikt interesi – një kompani që merr tenderë nga eksponentë të BDI-së njëherazi është edhe donatore e kësaj partie. “Më qartë se kaq nuk ka si bëhet”, tha Murtezani, duke shtuar se bashkë me kallëzimin kanë dorëzuar edhe shumë fakte që e dëshmojnë këtë gjë. “Duke qenë këtu, si subjekte që në mënyrë të veçantë angazhohemi në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, edhe njëherë theksojmë se diskursi europian dhe leksiku i mbushur me fraza patriotike për “ta shpëtuar shtetin dhe kombin” është i pamjaftueshëm për ta mbuluar korrupsionin e BDI-së, që është bërë identiteti i saj parësor dhe themelor.

Për këtë arsye sot jemi këtu që të rikujtojmë se vlerë europiane është pikërisht lufta kundër korrupsionit, ndërsa patriotizëm është t’i luftosh të gjithë ata që flamurin e BE-së e përdorin që t’i mbulojnë eurot e përfituara nga korrupsioni politik”, deklaroi Murtezani i Alternativës.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
Distria-Krasniqi-1
Distria fantastike, fluturon në finale të “Paris 2024”
Judo -  Women's 48kg - Semifinal
Distria Krasniqi në çerekfinale të Lojërave Olimpike “Paris 2024”
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA