Lajme

Sot dëshmuan tre persona për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

April 6, 2023, 12:04

Në seancën gjyqësore për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë dëshmuan tre persona, të propozuar nga pala mbrojtëse. Dy nga dëshmitarët ishin roje në Spitalin e Tetovës ndërsa njëra mjeke, e cila kishte punuar brenda Modularit, nga dita e hapjes së tij e deri në ditën kur ndodhi tragjedia.

Para trupit gjykues mjekja tha se nuk i kujtohet nëse në Spital Modular kishte aparate kundër zjarrit.

“Unë nuk e kam pasur prioritet të shoh nëse ka aparate kundër zjarrit por nuk më kujtohet nëse ka pasur apo jo. Atë natë kur ndodhi tragjedia kam dhënë deklaratë në gjykatë, nuk mbaj mend nëse deklaratën e dhashë për ndonjë prokuror.

Modulari nuk ka pasur përgjegjës konkret, por përgjegjës ka qenë personeli mjekësor i cili ka qenë në ndërrim”, tha Ersele Tresi, dëshmitare.

Ndërkohë dy dëshmitarët tjerë të punësuar si roje në Spitalin e Tetovës thanë se ata kanë vërejtur aparate kundër zjarrit.

 

“Brenda ditës më ka rastisur të hyjë 4-5 herë në modularin dhe personalisht unë kam parë aparate kundër zjarrit. Mendoj se kishte tre PP aparate. Njërin e kam parë te pritja, njërin te dhoma e infermierëve dhe njërin në depo. Aty ku kanë qëndruar pacientët e shtrirë jo, nuk kam parë aparate kundër zjarrit.

Në derën kryesore kishte shenjë “Ndalohet hyrja”. Dera ka qenë e mbyllur me çelës”, u shpreh Bashkim Ibrahimi , dëshmitar.

“Në Spitalin e Tetovës punoj nga viti 2015. Sipas nevojës kam hyrë brenda në modular, madje 5-6 herë në ditë që nga dita kur ai u vendos deri në ditën e zjarrit.

Në raste kur ka pasur pacientë të vdekur i kam marrë trupat i kam dërguar në kombe për në varreza.

Në pjesën e sipërme të modularit mendoj se kam parë një aparat kundër zjarrit ndërsa në derën e hyrjes shkruante “ Ndalohet Hyrja për personat civil”, theksoi Ismail Sejrani, dëshmitar.

 

Gjykata njoftoi se seanca e radhës është caktuar për me 25 prill ku dhe do të thuhen fjalët përfundimtare që më pas të shqiptohet vendimi. Të akuzuar për këtë rast janë ish drejtorët e Spitalit, Florin Besimi dhe Artan Etemi dhe mjeku Boban Vuçevski. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_4313
Kurti shpërthen keq për opozitën: Çfarë hajvanash, ka kalu koha e hajvanatit
IMG_4302
Zv/kryeministri Mexhiti: Fitore me zemër cep më cep Kosovës!
IMG_4300
Kurti: Jemi fitues të zgjedhjeve, po vjen Qeveria Kurti 3!
IMG_4274
Grenell kërkon mbylljen e VOA dhe REL, Elon Musk e mbështet fuqimisht
IMG_4177
Albin Kurti del me thirrje të fundit, 2 orë para mbylljes së kutive!
IMG_4269
Maqedoni/ Arrestohet kamataxhiu, u ka dhënë para me kamatë edhe grave të moshuara