Lajme

Tenderi për qarkoren e Tetovës shpallet javën që vjen, punimet nisin në shtator, paralajmëroi Rustemi

Autori

Autori

Portali Tetova

June 2, 2023, 01:06

Punimet për qarkoren shumë të përfolur në opinion për rajonin e Tetovës dhe lidhjen me vendbanimet përreth nga drejtimi i Kosovës, pritet të fillojnë muajin shtator, ndërsa javën që vjen pritet të shpallet tenderi për realizuesin e punimeve. Kështu paralajmëruan nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore”, shkruan Portalb.mk.

Në autostradën Shkup – Tetovë – Gostivar ka vetëm një qarkore cila lidhet me Gostivarin. Ndërkaq automjetet tjera që kanë destinacion komunat si Tearca, Jegunoci apo edhe Kosovën, duhet të futen në Tetovë për t’u lidhur më pas me rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë. Kjo shkakton ngarkesë shtesë në komunikacionin e stërngarkuar të Tetovës.

Në vitin 2019 kryetarët e komunave Tetovë, Tearcë, Jegunoc dhe Zhelinë kërkuan ndërtimin e qarkores në hyrje që Tetovës, kjo kërkesë ishte pranuar nga kryeministri i asaj kohe Zoran Zaev.

Kjo qarkore figuron edhe si premtim parazgjedhor edhe në Programin 2020-24 të Bashkimit Demokratik për Integrim. E njëjta është paraparë te pjesa e infrastrukturës rrugore, konkretisht te zhvillimi i rrugëve rurale thuhet: “Nyja lidhëse e urës Trebosh në vlerë prej 3 milion euro. Komunat Tetovë, Zhelinë, Jegunovcë dhe Tearcë”.

Megjithatë për disa vite rezultat dhe punë në terren nuk pati.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi i pyetur për këtë premtim se kur do të fillojnë punimet për qarkoren e Tetovës tha se punimet priten të nisin në shtator.

“Kemi edhe lejen për projektin infrastrukturor, janë bërë të gjitha elaboratet për të filluar edhe eksproprijimi i tokave, javën që vjen shpallim edhe tenderin për zgjedhjen e realizuesit të punimeve dhe shpresojmë se nga shtatori aty do të shihni inercionet për të filluar ndërtimin e qarkores e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për Tetovën”, deklaroi Rustemi.

Ndryshe, qarkorja e re planifikohet të ndërtohet nga autostrada në Tetovë nga pjesa e zonës industriale dhe të del në fshatin Neproshten (Komuna e Tearcës). E njëjta planifikohet të jetë e gjatë rreth 6 kilometra. Qytetarët që nuk kanë destinacion Tetovën duk do të futen në qytet dhe kjo pritet të lehtësojë komunikacionin.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2770
Motër e vëlla nga Dobroshti i Tetovës mbulohen me medalje në Kampionatin Botëror të Kickbox-it në Rüsselsheim të Gjermanisë
IMG_2727
Armand Duka flet për Kosovën: Kanë një ekip të fortë, do e merrja Zhegrovën te Shqipëria!
IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd

Më shumë nga kategoria

IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2425
Maqedonia fiton Armeninë dhe siguron vendin e parë në grup
IMG_2386
Maqedonia sot kërkon fitore tjetër, përballet me Armeninë në Jerevan
IMG_2337
Trajneri i Serbisë tregon se çka bisedoi me Xhakën pas ndeshjes
IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2093
Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë
IMG_2045
Gruda: Gjermaninë e zgjodha me zemër edhe pse prindërit i kam shqiptarë
IMG_2913
”Do japim energjinë dhe gjithë shpirtin”, Gixhari e Zeka drejt Prishtinës për Big Brother VIP
IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2908
Detaje nga aksioni policor në Tetovë – arrestohen 14 persona, kanë organizuar prostitucion dhe shitje të lëndëve narkotike
IMG_2905
Policia në kërkim të Stresit, reperi: Jam në këtë vend!
IMG_2904
Vazhdon bojkoti i mësimit në Moranë, qindra nxënës janë jashtë bankave shkollore
IMG_2901
Dosja e Prokurorisë: I akuzuari i dha Afrim Muçiqit borxh me fajde në shumën 70 mijë euro

DIASPORA