Lajme

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Autori

Autori

Tetovarja

April 29, 2023, 01:04

Konvikti i ri për student që po ndërtohet për nevojat e Universitetit të Tetovës pritet të jetë gati për pritjen e studentëve në vitin e ardhshëm akademik.

Ky lajm bëhet i ditur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Punimet ndërtimore kanë përfunduar plotësisht , ndërsa aktualisht po pajisen dhomat dhe të gjitha hapësirat e tjera që do të jenë në dispozicion të studentëve të cilët studiojnë ose që do të vendosin të studiojnë në të ardhmen në këtë universitet shtetëror dhe do të kenë nevojë për akomodim.

Mbikqyrje të aktiviteteve sot realizoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri së bashku me zëvendësministrin Agim Nuhiu, rektorin e universitetit Prof. Dr.Kushtrim Ahmeti dhe kryetarin e senatit universitar Prof. Dr Vullnet Ahmeti.

Shaqiri informoi se është një investim jashtëzakonisht i madh që po realizohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe është në fazën përfundimtare të realizimit. Do të pasojë rregullimi parter dhe kyçja e konviktit për student me infrastrukturën e ujësjellësit dhe energjisë elektrike të qytetit.

“Tetova do të bëhet me kampus të plotë universitar”. Përveç hapësirave në të cilat zhvillohet veprimtaria mësimore-shkencore, me ndërtimin dhe vënien në funksion të konviktit të studentëve, universiteti shtetëror do të mund të ofrojë një shërbim të plotë për qytetarët e ardhshëm akademikë dhe pritet që të tërheqë një rritje të konsiderueshme të numrit të studentëve në periudhën e ardhshme. Këtu ka munguar kapaciteti akomodues dhe me përkushtimin e Qeverisë po ndërtohet konform të gjitha standardeve bashkëkohore të cilësisë”, tha Shaqiri, duke shtuar se konvikti i ri do të mund të akomodojë rreth 300 studentë.(INA)

https://www.facebook.com/jetonshaqirii/posts/617464220393994

 

 

 

 

 

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
Distria-Krasniqi-1
Distria fantastike, fluturon në finale të “Paris 2024”
Judo -  Women's 48kg - Semifinal
Distria Krasniqi në çerekfinale të Lojërave Olimpike “Paris 2024”
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA