UEJL hapi dyert për studentët e rinj, Bexheti: Sivjet kemi edhe fakultetin e shtatë të shkencave teknike

Autori

Autori

Portali Tetova

May 10, 2024, 12:05

Universiteti i Evropës Juglindore me rastin e Ditës së Hapur ka hapur dyert për promovimin e ofertës akademike për gjithë studentët e ardhshëm nga vendi por edhe shtetet fqinje.
Aktiviteti i sotëm i ditëve të hapura, fillimisht nisi me prezantimin e fakulteteve nëpër stande, ndërsa më vonë, edhe me vizita brenda kampusit të UEJL-së.
Për dallim nga vitet e shkuara, sivjet, prezantimi i ofertave bëhet direkt nga studentët, të cilët janë edhe dëshmia kryesore e cilësisë së këtij institucioni, deklaroi rektori i UEJL-së Abdylmenaf Bexheti.

“Sivjet kemi edhe fakultetin e shtatë të shkencave teknike pas atij të gjashtit të shkencave mjekësore. Gjithë këta do i ofrojmë me programet e caktuara studimore, ofertat e reja akademike dhe risitë, përfshi edhe aspektet gjuhësore.

Mbetemi pra universiteti i përkushtuar tre gjuhësor, me dominim dhe strukturë të stabilizuar studentësh. Nëse referohemi pesë-gjashtë vite më pas, shohim një strukturë multietnike, me dominim 70 për qind e studentëve që studiojnë në gjuhën shqipe, 20 për qind e studentëve në gjuhën angleze dhe rreth 10 për qind në gjuhën maqedone.

Kjo strukturë, përfshi edhe studentët ndërkombëtar, shkon me tendencë më shumë me ofertat në gjuhën angleze”, deklaroi Abdylmenaf Bexheti, rektor i UEJL-së. /Alsat.mk

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_9052
Aksident i rëndë në autostradën Tetovë - Shkup, rrokulliset kamioni (VIDEO)
IMG_9043
Kritikat e Frontit Europian / Mexhiti: Ai që humb ka të drejtë të qajë dhe vajtojë
Sasho-Mijalkov-1
Sasho Mijallkov lirohet nga burgu të enjten
IMG_9038
Valixhja para komunës së Çairit, Zejdi: Nuk jam pjesë e atij skenari
IMG_9037
Shkolla e re fillore e Vizbegut, nis me punë këtë vit shkollor
IMG_9036
Rivotimi i të mërkurës, VLEN dhe VMRO thonë se do të marrin nga një deputet nga Fronti Evropian

DIASPORA