Maqedoni

Xhaferi: Korridori 8 paraqet një lidhje të rëndësishme ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe vendeve fqinje dhe Evropës

Autori

Autori

Portali Tetova

March 1, 2024, 01:03

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot në Gostivar ka inspektuar punimet e ndërtimit të aksit Gostivar-Bukojçan, pjesë e projektit të Korridorit 8.

Ndërtimi i kësaj autostrade moderne Tetovë-Gostivar, Gostivar-Bukojçan, Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë, është një projekt i madh infrastrukturor, me të cilin Qeveria përmbush një përcaktim të madh strategjik, nga i cili do të përfitojnë para së gjithash qytetarët, kompanitë, por edhe gjithë ekonomia. Gjatë vizitës, Kryeministri Xhaferi theksoi se pret që ky projekt të jetë përfunduar deri në fund të vitit 2027.

“Që sot e tutje, qytetarët do të mund ti shohin konkretisht aktivitetet e zbatimit të projektit. Kontraktori nuk është i panjohur, duke pasur parasysh që projekte të tilla kanë realizuar në rajon, kjo është një konfirmim se këtu do të përfundojnë punën në kohë dhe me cilësi të lartë. Si Qeveri, ne do të sigurojmë parakushte që punët të zhvillohen pa pengesa. Mendoj se të gjithë kemi pasur mundësinë të lëvizim në rrugët që ata kanë ndërtuar deri tani. Në këtë kontekst, nuk kam asnjë dyshim për cilësinë dhe kapacitetin e tyre për të bërë më të mirën. Projekti përfshin aksin Tetovë-Gostivar-Kërçovë, Trebenishtë- Qafë Thanë. Nga ana shqiptare tashmë po punohet aksi nga Elbasani deri në kufi, kështu që projekti i Korridorit 8 është një lidhje midis Adriatikut dhe Detit të Zi, gjë që e bën këtë Korridor të një rëndësie të veçantë”, tha Kryeministri Xhaferi.

Kryeministri theksoi se paralelisht me ndërtimin e këtij seksioni, punohet edhe në Korridorin 10D, i cili shtrihet përgjatë relacionit Gradsko-Prilep-Manastir.

Kryetari i Qeverisë, Xhaferi, sot do të inspektojë edhe punimet ndërtimore në rrugën Zdunjë-Debresh, e cila është me rëndësi të madhe për popullatën vendase. Me rikonstruksionin e kësaj rruge lokale, do të përmirësohet ndjeshëm ndërlidhja e trafikut me qytetin dhe pjesën perëndimore të komunës

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
Distria-Krasniqi-1
Distria fantastike, fluturon në finale të “Paris 2024”
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA