Në tubimin e BDI-së në Çair, kryeparlamentari Talat Xhaferi në fjaëlimin e tij, ka paralajmëruar ndoshta indirekt,
zëvendësimin e Izet Mexhitit dhe Blerim Bexhetit, dy nga figurat kryesore të “Grupit të zjarrit”.
Xhaferi përshëndeti dhe mirëpriti në mënyrë të veçantë dy ish funksionarët e kësaj partie Rafiz Alitin dhe Beqir Asanin.
“Do të doja sonte në mënyrë të veçantë dy miqtë e mi që gjenden mes nesh, në mënyrë të veçantë t’i përshëndes.
Mirë se erdhe Beqë, mirë se erdhe M’sus”, tha Talat Xhaferi./KlanMacedonia