Adem Shabani është trashëgimtari i fundit i zejes së llamarinës në rrugën e njohur si rruga e samarxhinjve në Çarshi të Shkupit.
“Që në fëmijëri, Ademi është interesuar për këtë zanat të cilin e ka mësuar dhe trashëguar së bashku me dyqanin nga babai i tij. Ai kujton kohen kur shumë prindër sillnin fëmijët e tyre që të marrin zanate në punëtoritë e ndryshme në Çarshi të Shkupit. Tani është ndryshe!
“Unë kur erdha që të marr zanatin nga babai im vinin nga fshatrat dhe thoshte që e solla djalin 10 vjeçar që të mësojnë zanatin dhe thoshin që vetëm mbaje këtu që të mësoje zanatin bile thoshin që ne të paguajmë diçka që ta mësoje zanatin. Kjo ka humbur që shumë kohë. As nuk interesohen më e as nuk vjen askush”, tha Adem Shabani – Zejtar.
Dyqanet e Çarshisë thuajse e kanë humbur infrastrukturën autoktone ndërsa dyqani i zejtarit Adem Shabani ka ngelur i njëjtë siç është ndërtuar dikur.
“Jo ky dyqan nuk ka ndryshuar, që nga fillimi kur është hapur është teneqepunues, këtu ka punuar baba ndërsa unë jam këtu rregullisht që nga viti 1897. E pa baba që nuk më shkon shkolla dhe tha eja merre zanatin më mirë. Këtë e kemi traditë, babai dhe ja tani unë jam këtu”, tha Adem Shabani – Zejtar .
Ke ndonjë trashëgimtarë që interesohet?
“Unë i kam dy djem por e shoh që nuk janë të interesuar për këtë zanat hiç”, shtoi ai.
Në rrugën e samarxhinjve siç njihet në Çarshi kanë ngelur vetëm disa dyqane të cilët vazhdojnë të mbajnë gjallë, zanate të cilat pa ndihmën e shtetit po shkojnë drejtë zhdukjes. Ky zanat në fakt është zanat mbijetese pasi sipas Shabanit edhe pse dikur me këtë mjeshtri shkollonte fëmijët, sot mezi mbulon shpenzimet bazike.
Adem Shabani është trashëgimtari i fundit i këtij zanati në Çarshi të Shkupit ndërsa në këtë rrugë të Çarshisë kanë mbetur edhe shumë pak zanate të cilat duhet të ruhen e të trashëgohen por edhe të vinë të rinjtë që të mësojnë zanatet dhe të mos mbyllen këto dyqane./Alsat.mk