200 milion EURO për 10 KM! Kontratë shtesë për ...

200 milion EURO për 10 KM! Kontratë shtesë për rrugën Shkup-Bllacë

Autori

Autori

Portali Tetova

February 8, 2023, 02:02

Afati paraprak për ndërtimin e dy kilometrave të para të autostradës Shkup-Bllacë që duhej të përfundojë në pranverën e këtij viti, si duket do të shtyhet edhe një herë.

Këtë e mbështet edhe tenderi i ri që fitoi kompania Granit për punët shtesë në këtë aks rrugor. Kompania vendore e ndërtimit “Granit”, ka fituar kontratë shtesë nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore për, siç thuhet në kushtet e tenderit, “përfundimin dhe heqjen e mangësive të fazës së parë të autostradës nga vendkalimi kufitar Bllacë deri në fshatin Bllacë në gjatësi prej 2 kilometrash”.

TENDERI I RI
Kontrata e re që Rrugët Shtetërore e shpallën në sistemin e prokurimit publik është nënshkruar në fund të muajit dhjetor dhe kap vlerën e afër 10 milionë eurove. Ajo përfshin punime ndërtimi në truall, mbrojtje të pjerrtësive, ndriçimi, punime të instalimit, betonim dhe armaturë, lidhje gurësh, etj.

Afati i kontratës është 36 muaj me mundësi të zvogëlimit apo zgjatjes së saj. Sipas autoriteteve, përskaj problemeve me shpronësimin e parcelave private, ndërtimi i dy kilometrave të para të autostradës Shkup-Bllacë është vonuar edhe për shkak të problemeve të tjera që duhet të zgjidhen gjatë ndërtimit të saj.

 

Mirëpo ndërtimi i kësaj autostrade është vonuar qe disa vite. Në janar të vitit 2020 u nënshkrua Marrëveshja për ndërtimin e dy kilometrave të parë të autostradës dhe në maj, dhe atë dy muaj para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, filluan në terren aktivitetet e ndërtimit për trasenë e parë. Gjithashtu që në fillim, ndërtimi i saj u përcjell me problem të shumta teknike, si pjerrtësitë anësore.

Kohë më parë, numri një i Ndërmarrjes së Rrugëve, Ejup Rustemi theksoi afati për pjesën e parë të autostradës në gjatësi prej 2 kilometrash do të zhvendoset, për shkak të vështirësive me tjetërsimin e tokës, si dhe rasteve të tjera të paparashikueshme. Njëherësh është porositur enkas edhe projektimin e kësaj pjese anësore dhe një mur mbajtësi i cili është 280 metra i gjatë dhe 18-20 metra i lartë në këto 2 km rrugë. Andaj nevojitet edhe revidimi i projektimit nga projektuesi që është “Hill”, nga ana e Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup, që të mundet më vonë të nis realizimi i punimeve në teren.

Në ndërkohë, është paralajmëruar se autostrada që do të ndërtohet nga Shkupi deri në afërsi të pikës kufitare Bllacë do të kushtojë 186.7 milionë euro për ndërtimin e 10 kilometrave.

Kjo ndër të tjerash theksohet në thirrjen publike apo tenderin publik të publikuar nga Ndërmarrja publike “Rrugët e Shtetit” në ueb faqen e saj. Së bashku me dhjetë milionë eurot e fundit, kjo e çon në afër 197 milionë euro koston e ndërtimit të kësaj rruge.

 

PROBLEME TË SHUMTA

Arsyetimet e zyrtarëve për këtë rrugë kanë qenë në periudhën e kaluar për vonesat në ndërtimin e saj se përskaj studimit fizibiliti që ka qenë i përgatitur më parë, megjithatë është shfaqur nevoja për projektim të ri si rrjedhojë e ndërtimit të më shumë objekteve përgjatë trasesë së saj, si dhe ndërtimit të më shumë urave, tuneleve etj, që ka kërkuar edhe përgatitjen e dokumentacionit të ri projektues për të rrugë. Bile në këtë rrugë do të ndërtohen mbi 11 tunele. Vonesat janë shkaktuar edhe me procedurat e shpronësimit në dy kilometrat e para të saj.

Në muajin korrik të vitit 2022 u nënshkrua edhe marrëveshja me Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim për hua prej 167.6 milionë euro e cila i referohet nën segmentit të Autostradës A4 të rrjetit të transportit trans-evropian TEN-T, me gjatësi prej rreth 10 kilometra që përfshihet në nyjën rrugore Bllacë në afërsi të pikës kufitare me Republikën e Kosovës deri në Shkup, apo deri në nyjën rrugore Stenkovec.

Njëherësh për të parashikohet edhe kofinancim me mjete të siguruara si grant nga Bashkimi Evropian përmes Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor. Nga ana tjetër, dy kilometrat e para po realizohen me mjete të ndërmarrjes shtetërore të rrugëve. Zgjidhja e parashikuar e autostradës do të ketë dy korsi rrugore, secila me nga dy korsi trafiku me gjerësi prej 3.5 m dhe me nga një korsi për ndalim prej 2.5 m. Gjerësia totale e projektuar e autostradës do të jetë rreth 27.5 m. Me sigurimin e kësaj kredie dhe ndërtimin e autostradës, dukshëm koha e udhëtimit do të shkurtohet, do të përmirësohet siguria në trafik, do të ulen kostot e mirëmbajtjes së automjeteve. Gjithashtu do të rehabilitohet edhe rruga ekzistuese, e cila do të shërbejë si rrugë alternative, për të cilën ishte nënshkruar një marrëveshje me kontraktorin për rehabilitim të saj. (koha.mk)

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
haland
Haaland: I thashë Guardiolas të mos më largoj nga loja
laporta
Laporta mes lotësh pas akuzave për korrupsion ndaj Barçës
IMG-20230928-WA0023
Bekim Sali me fakt shpartallon ministrin Lloga: Deputetët e ASH-së duke qenë në opozitë kanë votuar për ndryshimet në Kodin Penal!
received_3518041755177943
Miratohet plani urbanistik për fshatin Xhepçisht
Испис за лого на ДЛ
Vetëm Lotaria shtetërore mund të garantojë organizim të lojërave të fatit me përgjegjësi dhe të kontrolluara
96C1CD6B-2DF6-4C46-A134-B0A5E8B32562-1152x1536.jpeg
Kasami në varrimin e policit Afrim Bunjaku: Lavdi heroit më të ri të kombit
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion

DIASPORA