Studiuesi Naim Flamuri tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se bakshishi në Australi nuk është i detyrueshëm, por ti mund ta lësh nëse të ka pëlqyer shërbimi.
Sidoqoftë, ai theksoi se paga minimale e një kamarieri në Australi është 4 mijë euro dhe rrjedhimisht nuk ka nevojë për bakshish.
“Rrogat janë të majme dhe meqë rroga është e majme edhe pjesa e bakshishit nuk futet në faturën e përgjithshme. Kultura është e tillë që nëse shërbimi është i mirë ti e lë një bakshish ekstra. Rroga varion nga 25 në 30 dollarë ora, kështu që varet dhe sa orë punon,” – u shpreh Flamuri.
Studiuesi solli në vëmendje se kamarieri është ndër punët më pak të paguara në Australi.