Lajme

45 kafshime nga qentë endacakë për 5 muaj në Tetovë dhe 23 kafshime në Gostivar

Autori

Autori

Portali Tetova

May 19, 2023, 12:05

Vazhdojnë denoncimet për kafshimet nga qentë endacak. Dy raste janë denoncuar vetëm gjatë ditës së mërkurë, kur një 36 vjeçar nga Tetova është kafshuar nga një qen endacak.

Poashtu të mërkurën mbrëma një 57 vjeçare me iniciale G.K nga fshati Bërvenicë ka denoncuar se në këtë fshat është kafshuar nga një qen endacak.

Të dhënat e fundit nga Policia e Tetovës tregojnë se këtë vit ka rritje të numrit të denoncimit nga qytetarët për kafshime nga qentë endacak. Sipas policisë së Tetovës, këtë vit janë denoncuar 45 kafshime nga qentë endacak në Tetovë dhe 23 në Gostivar. Gjatë vitit të kaluar në Polici ishin denoncuar 60 kafshime nga qentë endacak në Tetovë dhe 36 në Gostivar. Shumica e këtyre kafshimeve kanë ndodhur në rrugët kryesore të qytetit, kryesisht gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes. Në ndërkohë nga komuna e Tetovës për këtë vit ende nuk kanë hapur tender për trajtimin e qenve endacak.

Nga komuna e Tetovës thonë se problemi me trajtimin e qenve endacak është një problem kompleks dhe nuk është problem që tangon vetëm qytetarët e Tetovës por edhe komunat tjera. “Ka një kërkesë nga këshilltarët e komunës së Tetovës që në seancën e radhës ta vendosim si pikë të diskutimit rreth kësaj çështje dhe marrjen e një vendimi ose hapi që do të jetë edhe zgjidhje e përhershme e këtij problemi”, tha Besar Durmishi, kryetar i këshillit të komunës së Tetovës.

 

Ditë më parë, kryetari i komunës së Gostivarit doli me propozim që në nivel të shtetit të ndërtohet një strehimore për trajtimin e qenve endacak. Nga komuna e Tetovës thonë se do të mbështesin një zgjidhje që do të ishte afatgjate.

“Pasi që është problem i të gjitha komunave, çdo propozim që do të jetë zgjidhje afatgjate dhe për të gjithë komunat ne do e përkrahim, jo vetëm nga kryetari i Gostivarit, por secili kryetar që mund të jep propozim ne do e mbështesim. Edhe ne do të kemi propozimet tona, do t`i diskutojmë në këshill dhe të marrim një vendim për këtë fenomen i cili është vite me radhë në komunat e Maqedonisë”, tha Durmishi.

Vitin e kaluar komuna e Tetovës kishte ndarë mjete për trajtimin e qenve endacak, duke lidhur një kontratë me një shoqatë me emrin Amos, por ky variant u tregua i pasuksesshëm, pasi që në rrugët e Tetovës ka shtim enorm të numrit të qenve endacak. Zgjidhja ishte kërkuar në nivel të komunave të Pollogut, me ndërtimin e një strehimore në Vrapçisht, por deri më tani nuk ka asnjë lëvizje pozitive në këtë drejtim. Dhe derisa komunat ende kërkojnë zgjidhje, në rrugë qytetarët gjithnjë e më shumë janë të rrezikuar nga qentë endacak. /koha/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewrfgererg
Kylian Mbappe zyrtarisht lojtar i Real Madrid, pozon me fanellën e ‘los blancos’
IMG_2342
Një muaj spektakël, sonte përfundon Euro 2024, Spanja përballë Anglisë në finalen e madhe
yamal 304
Historia prekëse! Çfarë fshihet pas festimit të Yamal me numrin “304”
Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Më shumë nga kategoria

Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre
449458530_797077062572726_2017746085529832082_n
Ekipet me më së shumti tifozë në Euro 2024 – Shqipëria lë pas kombëtare të mëdha
449059413_1014848236674238_1554867321894721942_n
UEFA publikon fotot e tifozëve me shqiponjën “Kuq e Zi” të pikturuar në fytyrë
IMG_0794
Albion Musliu, ylli i ri që po shkëlqen te Shkëndija
spanja
Trajneri i Spanjës për duelin ndaj Shqipërisë: Do t’u jap mundësi disa prej lojtarëve që kemi në stol
IMG_0727
Euro 2024/ Shqipëria arrin të barazojë kundër Kroacisë, rezultati 2-2
Autobuset_Tollovi-780x470
Kaosit me transportin publik nuk i shihet fundi, qytetarët presin me orë të tëra
Car-Rental-2
SPB Tetovë: Mashtrohet një kompani “Rent a Car”, shtetasi turk ua mori veturën dhe nuk e ktheu më…
derra
Hasën në derra të egër në Shkup, autoritetet arrijnë t’i shpëtojnë tri vajza
Mickoski_26-780x470 (1)
“Kumari online”, Qeveria dorëzon dëshmitë për licencat ilegale
Drin-Ahmeti
Thellohet skandali për kompanitë e Drin Ahmetit
Durmishi_zejtaret-780x470
Durmishi viziton zejtarët, premton ndihmë për blerje veglash

DIASPORA