Një 60 vjeçar nga Kosova dyshohet se ka vjedhur kartelën bankare të një qytetari nga Maqedonia dhe ka kryer pagesa me të.
Në disa raste edhe e ka përdorur bankomatin për të nxjerrë para kesh, përcjell Klan Macedonia.
“Zyra e jashtme për punë penale në Koçan ka paraqitur kallëzim penal kundër G.H.(60) nga Republika e Kosovës në Prokurorinë Themelore Publike në Koçan, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprave penale ‘vjedhje e rëndë në mënyrë të pacipë’, ‘hyrje dhe dëmtim i paautorizuar në sistemin kompjuterik’ dhe ‘përdorim i një dokumenti me përmbajtje false’.
I akuzuari i ka marrë një kartë pagese nga një person në Tregun e Qytetit në Koçan, pas së cilës në disa raste e ka përdorur për të tërhequr para nga një bankomat. Gjithashtu, gjatë identifikimit të punonjësve të policisë, ai ka paraqitur kartën e identitetit të një personi tjetër”, thuhet në raportin e MPB-së./KlanMacedonia