Lajme

Autostrada të papërfunduara prej vitesh në Maqedoni

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 16, 2023, 02:01

Autostrada të papërfunduara prej vitesh sikurse ajo Kërçovë-Strugë dhe Shkup-Bllacë janë vetëm dy nga segmentet që figurojnë në disa prej buxhetet e shtetit. Por, kryeministri Kovaçevski 2022 e vlerëson si rekord i shtetit për investimet kapitale me 90% të realizuara. Ai tha se sivjet fokusi është në ndërtimin e Korridorit 8 sikurse për autostradë ashtu dhe hekurudhë për të pasur qasje në transportin e mallrave në Portin e Durrësit me Shqipërinë dhe të Burgas me Bullgarinë. Por, ndër projektin më të vështirë e cilëson segmentin e dytë prej 10 km Shkup-Bllacë, e cila pritet të kushtoj së paku 10 milion euro për çdo km.

“30 vite askush nuk deshi të bëj autostradë me Shqipërinë, këtë vit do të fillojnë punimet për aksin drejt Shqipërisë. Veçse po bëhet autostrada me 4 korsi drejt Bullgarisë. Janë siguruar financat buxhetore për vitin e parë është ndarë buxheti, në Kuvend kemi marrëveshje me kompaninë amerikane ‘Bektel’. Ndërsa nga Shkupi në Bllacë segmenti parë është në fazë finale me 75% të realizuar, segmenti dytë është në fazë të projektimit dhe brenda këtij viti do të shpallet tenderi i zbatimit punimeve në këtë pjesë të vështirë”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Në prezantimin e investimeve kapitale ishin gjysma e kabinetit qeveritar, por foli vetëm kryeministri. Përveç infrastrukturës, 465 milionët e investuara në 2022 nuk u përmenden cilat janë 10% të pakryera. Në planifikimin buxhetor për 2023 janë paraparë 800 milion € për investimet kapitale në gjithë vendin. Sivjet dyfishimi financave përveç buxhetit të shtetit pritet të sigurohen nga IPA fondet dhe huamarrja.

 

“Të njëjtat janë paraparë për realizimin e projekteve infrastrukturore, investime në rrugë dhe hekurudha, projekte energjetike si dhe komunale. Po ashtu, investime kapitale në përmirësimin e kushteve në sistemin shëndetësor, arsimor dhe social, bujqësor, kulturor e sportiv si dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor, gjyqësorit, policisë dhe mbrojtjes”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Investime të Ministrisë së Mbrojtjes në sistemin kundër-ajror, për 2023 planifikohet renovimi i 28 objekteve ushtarake. Investimet e Ministrisë së brendshme për vitin e kaluar ishin rikonstruimi i 78 objekteve policore, sivjet në blerjen e helikopterëve me pajisje kundër shuarjes së zjarreve. Ministria e Arsimit ndërtoi dy objekte shkollore dhe qindra të tjera rinovoi, sivjet do nis ndërtimi i objektit të Universitet “Nënë Tereza” në Shkup dhe ndërtimi i Gjimnazit “Sami Frashëri” në Kumanovë. MPPS në 10 komuna përfundoi çerdhet dhe sivjet planifikojnë të ndërtojnë edhe 20 çerdhe. Ndërsa, Ministria Shëndetësisë në investimet kapitale s’pati tjetër veç të përmendin aparaturën diagnostikuese në spitalet e shtetit. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_3773
Arrestohet një ish funksionar i Qeverisë së Maqedonisë nën dyshime për tenderë
Kufiri Jazhincë
Ndalohet nga policia në kufirin e Jazhincës 40-vjeçarja nga Afrika e Jugut
IMG_3772
“Keqpërdorime gjatë importit të automjeteve në Maqedoni”, Drejtoria e Doganave me kallëzime penale ndaj 9 personave
IMG_3770
Administrata Trump pezullon nga puna punonjësit e USAID-it në mbarë botën
IMG_3769
Arabia Saudite e demanton shpejt Trumpin: S’ka lidhje me Izraelin pa shtet palestinez
IMG_3767
Aksion i Policisë Financiare dhe MPB-së, nën llupë prokurimet e Qeverisë