Prokuroria hodhi poshtë padinë e Komunës së Tetovës për rastin e shpronësimit

Autori

Autori

Portali Tetova

January 17, 2023, 04:01

Prokuroria e Ndjekjes së Kr imit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hedhur poshtë padinë e komunës së Tetovës për lëndën që ka të bëj me shpronësimin e tokës, proces ky i filluar në vitin 1988.
Refuzimi i padisë është bërë me arsyetimin se kjo Prokurori nuk ka kompetenca për të vepruar, pasi dëmi i shkaktuar nuk është ndaj buxhetit të shtetit, por të komunës, transmeton Alsat.

“Pas njoftimit me lëndën, prokurori përgjegjës i lëndës, dërgoi kërkesë në Komunën e Tetovës, me qëllim verifikimin nëse është shkaktuar dëm mbi buxhetin e Komunës së Tetovës apo buxhetin e shtetit.
Mbi bazë të përgjigjes së kthyer nga komuna e Tetovës, u vërtetua se bëhet fjalë për dëm të buxhetit të Komunës, ku Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, nuk ka kompetenca për të vepruar.

Prokurori i lëndës hodhi poshtë padinë e ngritur vetëm për pjesën për të cilën ka kompetenca për të vepruar, apo për pjesën e veprës penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe kompetencave”, edhe atë për pikën e pestë të Nenit 353 që ka të bëj me procedurën e tenderimeve publike apo të dëmtimit të mjeteve nga Buxheti i shtetit, nga fondet publike”, theksojnë nga Prokuroria për Ndjekjen e Kr imit.

 

Pas refuzimit të padisë, komuna e Tetovës është ankuar në Prokurorinë e Lartë, nga ku edhe pritet vendimi për delegimin e lëndës në Prokurorinë e Tetovës.
Për dallim nga Prokuroria për Ndjekjen e Kr imit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila ka vepruar në kohë me padinë e ngritur nga Komuna e Tetovës, nga Gjykata e Apelit në Gostivar, nuk ka ende një vendim të prerë mbi ankesat e komunës së Tetovës, tash e dhjetë muaj.
Nga komuna e Tetovës janë ankuar se vonesat kanë bërë që pala, për një tokë të nacionalizuar në vitin 1988 e cila është vlerësuar vetëm, 50 000 euro, në emër të kamat dënimeve, deri më tani, komunës t’i marrë nga buxheti i saj, 1.1 milion euro.

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_6568
Barazojnë Reali dhe City, do të vendoset gjithçka në “Etihad”
azizi
Azizi i Besës: Tani që ju është harxhuar karburanti, flasin për të kuqen
vlen-
VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive
Bereqeti-Vetura
30 vite kontriboi për kompaninë, pronari i kompanisë "Bereqeti" i ndan veturë dhuratë për ditëlindje
IMG_8972
Albin Kurti takoi liderët e koalicionit VLEN: Është hera e parë që opozita shqiptare arrin mbi 100.000 vota
IMG_8965
Qytetarët ankohen për shtrenjtimet, paga mesatare nuk i mbulon shpenzimet
IMG_8964
Ali Ahmeti: Ne nuk duhet të hapim front me Greqinë dhe Bullgarinë, as front mes shqiptarëve dhe maqedonasve

DIASPORA