Neziri: Frontit për Europë të Ali Ahmetit do ti bashkëngjiten edhe disa parti maqedonase!

Autori

Autori

Portali Tetova

January 24, 2023, 02:01

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, analisti politik Xhelal Neziri, në shkrimin e tij të fundit autorial për portalin analitik KDP, shkruan se iniciativës “Fronti për Europë” të liderit të BDI-së Ali Ahmeti, përveç partive shqiptare, mund ti bashkëngjiten edhe disa parti më të vogla opozitare maqedonase me orientim pro-evropian.

“Partitë që janë pjesë e Qeverisë, si Alternativa, PDSH-ja, PLD, DOM, LD, ende nuk kanë thënë qëndrimin e tyre rreth idesë për një front evropian. Por, duke marrë parasysh diskursin e tyre publik dhe mbështetjen e dhënë për Propozimin Francez, pritet të jenë pjesë e këtij koalicioni.

Me hyrjen eventuale të Aleancës për Shqiptarët (ASH) në Qeveri, atëherë ky front mund të zgjerohet edhe më shumë. Kreu i ASH-së, Arben Taravari, thuhet ti ketë shprehur gatishmëri Kovaçevskit që të mbështesë konceptin evropian, por gjithçka do të varet nga epilogu i bisedimeve për zgjerimin e koalicionit qeverisës”, shkruan Neziri.

Sipas tij, ky koalicion nuk do të përfshinte vetëm VMRO-DPMNE-në dhe LEVICA-n për shkak të qëndrimit të tyre kundër Traktatit të Miqësisë së Mirë me Bullgarinë, nga i cili buroi Propozimi Francez, dhe kundër Marrëveshjes së Prespës me Greqinë.

 

“Nga partitë shqiptare, tash për tash, vetëm Besa nuk ka treguar gatishmëri të jetë pjesë e frontit të madh për Evropë, edhe pse nuk ka paralajmëruar se do të kundërshtojë ndryshimet kushtetuese”, nënvizon Xhelal Neziri — analist politik./Indeks.mk/

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Adnan-Azizi
Zyrtare, do të ketë votim në Llërcë, Fronti Evropian rrezikon një deputet
fatmir izairi
Fatmir Izairi thumbon Emir Sulejmanin: Jam me Ali Ahmetin
IMG_8909
Merita Koxhaxhiku nga VLEN duhet ta udhëheqë seancën konstituive, nëse refuzon – radha i bie Ali Ahmetit
IMG_8908
Shkupjani i denoncon në Polici dy haraçinas, thotë se e rrahën në parking në Çair
IMG_8906
NASA po planifikon të ndërtojë hekurudhë në Hënë, ja si do të funksionojë
IMG_8897
Rikthehen shtëpizat në sheshin “Maqedonia”! Arsovska: S’janë vetëm për “Vitin e Ri”, por edhe për nevoja tjera

DIASPORA