Lajme

Euronews: Bërthama e brendshme e Tokës e ka ndryshuar rrotullimin e saj

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 30, 2023, 09:01

Bërthama e Tokës mund të ketë ndaluar së rrotulluari, ose edhe tani mund të jetë duke u rrotulluar prapa, sipas një studimi të ri.Bërthama e planetit tonë përbëhet nga një shtresë e jashtme e metalit të lëngshëm dhe një bërthamë e brendshme prej metali të ngurtë që është rreth 70 për qind e madhësisë së Hënës.

Në përgjithësi besohet se bërthama rrotullohet në drejtim të kundërt të akrepave të orës kur shikohet nga Poli i Veriut, si pjesa tjetër e planetit Tokë.Mirëpo, një studim që i analizon të dhënat e valëve sizmike gjatë 60 viteve të fundit nga studiues në Universitetin e Pekinit në Kinë ka arritur në përfundimin se rrotullimi i bërthamës ndaloi rreth vitit 2009 dhe më pas rifilloi në drejtim të kundërt.

Një cikël i plotë (në një drejtim dhe më pas në tjetrin) i kësaj lëkundjeje është merr rreth 70 vjet kohë.Sipas studiuesve, ndryshimi i fundit i rrotullimit para vitit 2009 duhej të kishte ndodhur në fillim të viteve 1970, dhe i tjetri duhej të ndodhte në mesin e viteve 2040.

 

Gjetjet e diskutueshme

Ka ende shumë debate rreth natyrës së bërthamës së Tokës, sepse mbledhja e informacionit lidhur me të është jashtëzakonisht e vështirë.Buza e bërthamës së jashtme takohet me mantelin e Tokës në një thellësi prej rreth 2,890 km, dhe kjo bërthamë e jashtme besohet të jetë prej hekuri dhe nikeli të lëngët.

Bërthama e brendshme fillon rreth 5000 km nën sipërfaqen e planetit dhe mendohet të jetë prej hekuri dhe nikeli të ngurtë, për shkak të presionit ekstrem që detyron atomet e metalit të paketohen së bashku.

Ai ndodhet brenda bërthamës së jashtme të lëngshme dhe besohet se ka qenë duke u rrotulluar në të njëjtin drejtim si pjesa tjetër e Tokës, bazuar në analizën e valëve sizmike të shkaktuara nga tërmetet.

“Ky është një studim shumë i kujdesshëm i kryer nga shkencëtarë të shkëlqyer që përdorën shumë të dhëna”- thotë John Vidale, sizmolog në Universitetin e Kalifornisë Jugore, i cili nuk ishte i përfshirë në hulumtim.Megjithatë, ai shtoi se “asnjë nga modelet ekzistuese nuk i shpjegon mirë të gjitha të dhënat në dispozicion”.

 

Sa shpesh ndryshon rrotullimi i bërthamës së brendshme të Tokës?

Vidale publikoi një studim vitin e kaluar duke sugjeruar se bërthama e brendshme lëkundet shumë më shpejt, duke ndryshuar drejtimin rreth çdo gjashtë vjet, sipas të dhënave sizmike nga dy shpërthime bërthamore që datojnë nga fundi i viteve 1960 dhe fillimi i viteve 1970.

Një tjetër gjeofizik, Hrvoje Tkalcic në Universitetin Kombëtar Australian, beson se cikli i bërthamës së brendshme është rreth 20 deri në 30 vjet, në vend të 70 viteve të propozuara nga studimi i kësaj jave në Nature Geoscience.

Studiuesit e Universitetit të Pekinit pohojnë në punimin e tyre se kjo lëkundje “përkon me ndryshimet në disa vëzhgime të tjera gjeofizike”- të tilla si gjatësia e ditëve dhe ndryshimet në fushën magnetike të Tokës.

“Këto vëzhgime ofrojnë dëshmi për ndërveprimet dinamike midis shtresave të Tokës, nga pjesa e brendshme më e thellë në sipërfaqe, potencialisht për shkak të bashkimit gravitacional dhe shkëmbimit të momentit këndor nga bërthama dhe manteli në sipërfaqe”- shkruajnë ata.

“Shpresojmë që kërkimi ynë t’i motivojë studiuesit të hartojnë dhe testojnë modele që e trajtojnë Tokën si një sistem dinamik të integruar”- shpjegojnë ata./EuronewsPërgatiti: Nuhi Shala

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_6863
Liga e Kampionëve vjen sot me nëntë ndeshje interesante – vëmendja në Dortmund dhe Torino
IMG_9887
E fundit/ Aksidenti i rëndë - Nxirret nga lumi makina bashkë me tre trupa të pajetë
IMG_9868
Tetovë, babai vret të birin
IMG_9854
Aksidenti në Saraj, nxirret nga vetura një fëmijë 5 vjeçar (Video)
IMG_9841
Aksident në rrugën Rashçe-Saraj, automjeti bie në lumin Vardar
IMG_9551
Njihuni me Ibrahim Kolari nga Dibra e madhe, Biznesmeni dhe filantropisti, aktivist i shquar i diasporës dhe i kombit shqiptar i cili jeton dhe vepron në SHBA
IMG_9836
Mjegulla “paralizoi” Aeroportin e Shkupit! Aeroplanët rrotulloheshin mbi Shkup, disa riorientohen në shtetet fqinje