Tetova Transport milona denarë në humbje, komuna do ta ndihmoj! (video)

Autori

Autori

Portali Tetova

January 31, 2023, 08:01

Me kërkesë të Ndërmarrjes publike komunale “Tetova transport”, këshilli miratoi sot subvencion prej 4 milionë denarësh (65 000 euro) për ‘ti mbuluar shpenzimet për vitin e kaluar.

Kreu i Tetovës tha se pos kësaj shume ndërmarrja do ketë nevojë edhe për përkrahje tjetër shtesë për vitin 2023 ndërkohë shtoi se shqyrtojnë mundësinë e gjetjes së një modeli të subvencionimit të rregullt.

“Në bazë të llogarisë përfundimtare, del që ndërmarrjes i mungojnë apo ka nevojë për përkrahje diku rreth 4 milionë për t’i përmbyllur gjitha shpenzimet të cilat ndërmarrja i ka bërë në vitin 2022 dhe në bazë të parashikimeve, programin që kemi paraparë për vitin 2023, ndërmarrja në nivel vjetor do të ketë nevojë për subvencionim diku 18 milionë denarë”, tha Bilall Kasami, Kryetar I Komunës së Tetovë.

“Dua të potencoj faktin se gjithkund në botë ndërmarrjet publike që merren me transportin e qytetarëve funksionojnë me humbje sepse janë në shërbim të qytetarëve. Që ajo ndërmarrje të jetë me saldo zero apo saldo positive, duhet që një biletë për qytetarët të kap vlerën prej 100 denarë që është absurditet”, u shpreh Besar Durmishi, Kryetar I Këshillit komunal.

 

Ekipi i Alsat doli në terren për të parë nga afër funksionimin e autobusëve të qytetit.

“Ndodhemi në autobusin 1A i cili brenda një ndërrimi qarkullon 50 km brenda qytetit të Tetovës. Shoferët e autobusëve thonë se për një turn shesin mbi 300 bileta, numër ky i cili është shumë i lartë krahasuar me disa muaj më parë kur transporti publik në Tetovë përdorej shumë pak nga ana e qytetarëve”, raporton Vjollca Aliti, gazetare e Alsat.

“E përdorim ndonjëherë autobusin, dy herë në javë”.

“Në qytet nuk e përdori autobusin, lëvizi me taksi apo veturë”.

Komuna e Tetovës edhe disa muaj më parë ndihmoi financiarisht ndërmarjen publike, mjete të cilat sic deklaruan atëherë ishin të mjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve.

Ndryshe, NPK Tetova Transport ka mbi 30 të punësuar, 12 prej të cilëve janë shoferë, 12 kontrollorë dhe pjesa tjetër administratorë. /Alsat.mk

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_6568
Barazojnë Reali dhe City, do të vendoset gjithçka në “Etihad”
Adnan-Azizi
Zyrtare, do të ketë votim në Llërcë, Fronti Evropian rrezikon një deputet
fatmir izairi
Fatmir Izairi thumbon Emir Sulejmanin: Jam me Ali Ahmetin
IMG_8909
Merita Koxhaxhiku nga VLEN duhet ta udhëheqë seancën konstituive, nëse refuzon – radha i bie Ali Ahmetit
IMG_8908
Shkupjani i denoncon në Polici dy haraçinas, thotë se e rrahën në parking në Çair
IMG_8906
NASA po planifikon të ndërtojë hekurudhë në Hënë, ja si do të funksionojë
IMG_8897
Rikthehen shtëpizat në sheshin “Maqedonia”! Arsovska: S’janë vetëm për “Vitin e Ri”, por edhe për nevoja tjera

DIASPORA