Era e fuqishme, 100 shtëpi në fshatin Odri s’kanë rrymë (video)

Autori

Autori

Portali Tetova

February 6, 2023, 02:02

Era e fuqishme e ditëve të fundit, ka lënë pa energji elektrike mbi 100 shtëpi në fshatin Odri të Komunës së Tearcës. Dëme të konsiderueshme kanë pësuar shtëpitë.

Banorët janë ankuar se një numër i madh i shtëpive ngrohjen e sigurojnë përmes energjisë elektrike, ndërsa tre ditët e fundit, po luftojnë me të ftohtin.

“Na është djegur transformatori, s`kemi energji elektrike tre ditë. Me asgjë nuk ngrohemi ngrimë e shihni sa ftohtë është. E lajmëruam erdhën i ngjitën kabllot por sërish s`kemi. Kemi edhe shtëpitë e dëmtuara, kulmet i kemi të dëmtuar”, tha një banore.

“Me radiatorë ngrohemi por s`kemi tre ditë, s`kemi zjarr. Kemi fëmijë të vegjël. Fëmija tjetër do na vjen nga shkolla s`kemi ngrohje asgjë se di si do ia bëjmë”, u shpreh një banore.

 

“Ka bë dëme në disa vende ka bë. Diku edhe kulmet i ka shkulur, erë e fuqishëm që prej tre ditësh ka nisur. Natën kemi frikë bëjmë roje se shumë erë frynë. Disave edhe dyert e hekurit ua ka shkulur”, tha një tjetër banor.

 

Teksa po filmonim dëmet e shkaktuara në Odri, energjia elektrike u ndal edhe në shkollën fillore të fshatit.

“I lëshuam sot nxënësit sepse u ndal rryma. Plus dëme kemi në çati, tjegulla teneqe ka shkul”, tha Avdiqerim Avdiu. Punonjës i Shkollës.

Kreu i komunës së Tearcës tha se dëme të këtilla ka pasur edhe në disa fshatra të tjerë të kësaj komune. Ai i bëri thirrje banorëve që ti paraqesin dëmet me qëllim dëmshpërblimin e tyre.

“Thuajse në gjitha fshatrat e komunës kemi paraqitje të dëmeve, nga më të voglat deri tek ai më i madhi siç ishte shtëpia e shëndetit në Dobrosht. Ne kemi nxjerrë ekip në terren dhe tashmë janë duke fotografuar nga afër situatën, por duhet çdo pronar që të paraqes individualisht gjitha dëmet e shkaktuara nga era”, deklaroi Nuhi Neziri. Kryetar i komunës së Tearcës.

Kontaktuam edhe me ekipet e EVN-së, të cilat ishin në terren, nga ku mësuam se po punohet në ndërrimin e disa transformatorëve, të cilët janë djegur si pasojë e erërave të fuqishme. Sipas tyre, defekti pritet të riparohet brenda ditës. /alsat.mk

Mos e humb

IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data

Më shumë nga kategoria

Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
sadulla
Sadullah Duraku: Banorët e Likovës nuk do të qajnë, do të festojnë gjithmonë
Izeti-Cair
VLEN-i, 2 mijë vota para Frontit Evropian në Çair
Bilall Kasami-2
Kasami nga Tetova shpall fitore: Faleminderit diasporë, e bëtë ndryshimin
arben-taravari-2
Taravari: FRONTI fitoi në Gostivar me vota të turqve dhe romëve
Kuzeska
Kuzeska për bojkotin: Çdo parti është përgjegjëse për veprimet e saj para vetes dhe qytetarëve
Izet Mexhiti
Mexhiti: Ali Ahmeti është humbësi më i madh politik

DIASPORA