Lajme

Ja kush do jenë viktimat e kyqjes së Aleancës në Qeveri?

Autori

Autori

Portali Tetova

February 10, 2023, 08:02

Aleanca për Shqiptarët do të jetë pjesë e Qeverisë, vendosi organi më i lartë i partisë dhe Bordi Qendror i LSDM-së dha dritën jeshile për hyrjen e saj në koalicionin qeveritar.

Mbrëmë pas seancës së organit më të lartë partiak të Aleancës për Shqiptarët, kryetari i kësaj partie Arben Taravari ka konfirmuar se po hyjnë në Qeveri dhe ka shpallur funksionet që duhet t’u takojnë.

“Kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët në seancën e sotme pranoi me shumicë votash hyrjen në Qeveri. Ministria e Shëndetësisë, ajo e Drejtësisë, Ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës apo zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike janë rënë dakord si portofol që do t’i përkasin Aleancës për Shqiptarët”.

Poashtu siç informojn nga ASH, kësaj partie do ti takojë edhe posti i zëvendësministrit të mbrojtjes dhe të bujqësis, informon “tetova1”.

Kush do jenë funksionarët qeveritarë që duhet ti lënë postet e tyre
Nëse analizohen postet qeveritare që i janë ndarë ASH, shumë lehtë mund të vërehet se kjo parti kryesisht do i marë postet që aktualisht i ka Alternativa, LSDM dhe Grupi i Zjarrit.

Në pamje të parë mund të vërehet se BDI aspak nuk dëmtu nga kyqja e ASH-së në Qeveri, por nga LSDM kanë theksuar se ata si parti do të kenë numër të njëjtë ministrash që do të thotë se ka gjasa ndonjë ministër i BDI-së ta lëshon postin dhe të zëvendësohet nga kuadër i LSDM-së.

Përndryshe deri më tash dihet që funksionarët qeveritarë që nuk do jenë pjesë e Qeverisë në të ardhmen janë:
Bekim Sali-Ministër i Shëndetësis dhe kuadër i Alternativës
Nikolla Tupançevski-Ministër i Drejtësis dhe kuadër i LSDM-së

Abdylshyqyr Abedini-Zëvendësministër i Bujqësis dhe kuadër i Alternativës
Bashkim Hasani-Zëvendësministër i Mbrojtjes dhe kuadër i BDI-së respektivisht Grupit të Zjarrit.

Fatmyr Bytyqi – zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike dhe kuadër i LSDM-së ose
Admirim Haliti – Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe kuadër i Alternativës.

Seanca për rikonstruimin e Qeverisë mund të caktohet për të hënën, tha kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, nëse gjatë ditës kryeministri Dimitar Kovaçevski ua dorëzon deputetëve propozimin për përbërjen e kabinetit të ri qeveritar. /tetova1/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA