Bechtel&Enka do të mbikëqyret nga kompania për veshje të brendshme

Autori

Autori

Portali Tetova

March 14, 2023, 01:03

Shuma më e madhe nga 22.3 milion eurot e parapara për mbikëqyrjen e punimeve në Korridoret 8 dhe 10-D do t’i shkojë kompanive “Elektra Sollushëns” dhe “Evrokonsallting” edhe pse udhëheqëse e grupit të kompanive është firma italiane “IRD Inxhiniering”.

Kompania e cila ndodhet në një adresë me kompanitë të cilat ndikuan që të dështojë tenderi i parë për mbikëqyrje “IGH” dhe “Instituti për rrugë” e Sotir Ampov, sipas hulumtimit të emisionit “360 Gradë” do të fitojë kulaçin më të madh ose 44 për qind nga vlera e buxhetit për mbikëqyrje, përfshi këtu edhe kompanitë lokale si mbështetëse.

Rreth 40 për qind do t’i fitojë kompania e Branisllav Dimitrijeviqit “Evrokonsallting”. Firmat fituese dhe firmat që nuk arritën të sigurojnë garanci bankare për shkak të bllokimit të parave në bankat ruse, ndodhen në një adresë.

Kompania “Elektra Sollushëns” e cila rezulton nën pronësinë e Andon Ampov licencën për mbikëqyrje e mori 12 ditë pas hapjes së tenderit për paraqitjen e mbikëqyrësve. Për këtë arsye sipas opozitës maqedonase Qeveria vazhdoi afatin e paraqitjeve edhe për 8 ditë. Megjithëse kompania hedh poshtë pretendimet.

 

“Elektra Sollushëns nuk është kompani e sapoformuar për nevoja të tenderit, por është themeluar më 25.10.2002 dhe punon me sukses për 21 vite. Licenca për mbikëqyrje është nxjerr sipas rregullave, në kohë dhe në përputhje me të gjitha dispozitat ligjore”, thonë nga Elektra Sollushëns.

Por për çfarë aktiviteti ekonomik është e njohur “Elektra Sollushëns”? Referuar të dhënave të siguruara nga “360gradë”, kjo kompani përvojën më të madhe e ka në prodhimin e veshjeve të brendshme dhe shërbimeve teknologjike, kompjuterike dhe informatike.

Nga marrëveshja 400 faqe e siguruar nga Alsat dëshmohen edhe pagesat marramendëse.

Si për shembull 27 mijë euro në muaj për drejtorin e projektit Paolo Arsini, ose 1.3 milion euro paga e përgjithshme për angazhimin e tij gjatë gjithë projektit. 20 mijë euro në muaj për inxhinierët kryesorë, 8-9 mijë euro për inxhinierët mbikëqyrës dhe mbi 5500 euro në muaj për gjeodetët. Nga 81 ekspertë të angazhuar, 5 prej tyre janë të jashtëm.

 

Për 4 prej tyre është caktuar vlera paushall e angazhimit nga 300 mijë euro, përkatësisht shteti do të paguan për angazhimin e tyre 1.2 milion euro. /Alsat.mk

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_8876
Kumanovari Xhulian Shabani fiton çmimin e parë për realizimin e klipit të Luiz Ejllit!
IMG_8874
Mexhiti: Po negociojmë me katër deputetë të Frontit Europian për të kaluar në anën e VLEN-it
IMG_8873
Xhevat Limani: Në Amerikë pashë hartën… Këto shtete nuk do të ekzistojnë në vitin 2034
IMG_8872
Bujar Osmani: Nëse nuk respektohet vullneti i shqiptarëve, atëherë kthehemi në situatën zero
IMG_8871
Afrim Gashi dhe Halil Snopçe, kandidatët e VLEN-it për kryetar të Kuvendit?
IMG_8854
VLEN jep detaje nga takimi, tregojnë se çka u diskutua në selinë e VMRO-së

DIASPORA