Lajme

Kaloi një vit, nxënësit ende pa libra!

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

March 16, 2023, 06:03

Viti shkollor përfundon për tre muaj, kurse nxënësit ende nuk kanë marrë tekstet e gjuhës angleze. Tek nxënësit nuk kanë mbërritur as tekstet për klasat e treta dhe të gjashta sipas programit të ri për vitin e ardhshëm. Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall një ligj të ri, por mësuesit dyshojnë se është zgjidhje.

Teksti i historisë në të cilin u zbuluan një sërë gabimesh në mësime nuk është tërhequr ende. Të tilla lëshime, si dhe shumë të tjera që u shfaqën këtë vit, MASH planifikon t’i zgjidhë me ligjin e ri për tekstet shkollore. Ajo që synohet të arrihet me ligjin e ri është shkurtimi i afateve që të mos ketë vonesa në tekstet shkollore, por edhe vendosja e më shumë filtrave gjatë përgatitjes dhe miratimit të përmbajtjeve të teksteve.

“Do të merren parasysh gabimet dhe palogjikshmëritë, si dhe të mos ketë përmbajtje ofenduese të gjinisë apo të ndonjë aspekti tjetër. Prandaj, zgjidhja ligjore do të duhet të stimulojë, veçanërisht pedagogët e fakultetit pedagogjike dhe ekspertët, që të përfshihen në proces”, thanë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Një mësuese nga Sh.F “Bajram Shabani” nga Kumanova, për redaksinë tonë ka treguar se ndërsa disa nxënës po mësojnë nga tekstet me gabime, të tjerë nuk i kanë marrë fare tekstet këtë vit shkollor. “Ende nuk ka tekste të gjuhës angleze dhe nuk është e sigurt se ato do të arrijnë deri në fund të vitit, duke qenë se janë ende në fazën e zhvillimit. Problemi i njejtë po vazhdon tash e sa muaj. Më së shumti po humbin nxënësit”, u shpreh ajo.

 

Fillimi me kohë i procedurave për tekstet shkollore duhet të jetë prioritet në zgjidhjet e reja ligjore, konsideron Miroslava Pavlova Anevska nga Shoqata e arsimtarëve të gjuhës angleze ELTAM. Në ndërkohë, thotë ajo, mësimdhënësit e gjuhës angleze po japin mësim me programe të reja dhe me tekste të vjetra.

“Ne shikojmë nga tekstet e vjetra që mund t’i përdorim për pjesën tjetër të programit, kërkojmë përmbajtje nga interneti dhe lihet në gjykimin e mësuesit nëse një përmbajtje e caktuar është e përshtatshme për kurrikulën e re. Ajo që mendoj se duhet të merret parasysh është fillimi i hershëm i procedurave për miratimin e teksteve shkollore për çdo vit shkollor, nëse procedura fillon në shtator 2022/2023 atëherë tekstet duhet të përdoren për vitin e ardhshëm shkollor”, thotë Pavlova – Anevska.

Po ashtu, tekstet për klasën e tretë dhe të pestë, të cilat nga viti i ardhshëm shkollor duhet të jenë sipas konceptit të ri, nuk kanë filluar as të shkruhen dhe të shtypen. Viti i kaluar shkollor përfundoi pa çertifikata për nxënësit, pasi tenderët u vonuan, viti i ri shkollor filloi pa tekste dhe që nga fillimi i gjysëmvjetorit të parë filluan kërcënimet me bombë , duke rezultuar në humbje masive të mësimdhënies. (Llausha ZENUNI-koha.mk)

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”

Më shumë nga kategoria

IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_6863
Liga e Kampionëve vjen sot me nëntë ndeshje interesante – vëmendja në Dortmund dhe Torino
IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_6742
Kupa: Struga Trim Lum sfidon Gostivarin, Shkëndija përball Detonitit
IMG_9018
Kasami paralajmëron formimin e policisë komunale: Do të kontribuojë në ruajtjen e rendit publik
IMG_9009
Kërçovarët në Zvicër synojnë rekordin Guinness me burekun më të madh në botë
IMG_9006
Kosovari kapet duke vjedhur në një shtëpi në Shkup, arrestohet nga policia
IMG_8996
Pronari i “Ritron Copy” është arrestuar për tenderët për televizorë në Lotarinë Shtetërore
IMG_8989
Bexheti: Mbi 4,3 miliardë denarë janë paguar për fermerët në 6 muajt e fundit
IMG_8987
Një tjetër person është ndaluar në lidhje me rastin “Lotaria”