Lajme

Konferencë mbi krizën ekonomike në UEJL, Bexheti: Vendi në fazë të rimëkëmbjes

Autori

Autori

Portali Tetova

May 12, 2023, 11:05

Kriza globale ekonomike, konsolidimi dhe rritja e qëndrueshmërisë, në këto tema, sot kanë diskutuar profesorë eminent nga vendi dhe jashtë në Universitetin e Evropës Juglindore, në kuadër të konferencës së gjashtë ekonomike, që organizon fakulteti përkatës i këtij universiteti.

Konferenca trajtoi një gamë të gjerë temash siç ishin, goditjet ekonomike, inflacioni i lartë, kriza energjetike dhe ajo e kovidit. Sipas rektorit të UEJL-së, në këto tema, janë përgatitur më se njëqind punime shkencore të cilat janë dorëzuar për debatin e sotëm.

“Ne jemi në fazën e rimëkëmbjes së ekonomisë. Ju e dini se viti 2022 ishte me norma pozitive ekonomike të rritjes në rrafshin global, por e dini se jemi ende në fazën e reziliencës, pra fazën e sfidave të qëndrueshmërisë së kësaj rritjeje ekonomike, sepse normat lëvizin diku mes tre dhe katër për qind dhe janë të pamjaftueshme për regjionin dhe vendin sidomos.

Andaj ne dhe studiuesit tanë, ashtu siç ju thash më shumë se 100 hulumtime trajtojnë çështjet e caktuara për mundësitë për përmirësimin dhe të inkuadrohen në politikbërjen e vendit dhe rajoni po ashtu, sepse kemi studiues nga Kosova, Shqipëria, lugina e Preshevës dhe Maqedonia që kanë dhënë sugjerimet e tyre në secilën fushë”, deklaroi Abdylmenaf Bexheti, Rektor i UEJL.

 

“Ekonomia shkon në pozitive por edhe rrinë në vend, varësisht nga konteksti që e merrni. Teknologjia na ka mundësuar neve që të punojmë nga shtëpia, teknologjia na ka mundësuar neve që të tentojmë të punojmë nga shtëpia dhe ajo na ka dhënë një arsyetim që të mos jemi produktiv sa duhet dhe shumë arsye kemi që të fajësojmë të tjerët. Pra kemi shumë arsye për fajësim të të tjerëve por kjo është e rrezikshme dhe duhet të na rikujtojë të gjithëve se duhet përgjegjësi të kemi gjithsecili për vete”, tha Leo Pol Dana, Profesor i Universitetit ekonomik të Parisit.

Studiuesit diskutuan po ashtu edhe mbi sfidat dhe perspektivat e reja të biznesit dhe ekonomisë në kuadër të rimëkëmbjes së saj pas krizës ekonomike. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA