AlternAtivA: Korrupsioni i BDI-së nuk është vetëm Merko, por edhe Ahmeti-Soravia

Autori

Autori

Portali Tetova

June 23, 2023, 11:06

Pas njoftimit të djeshëm të BDI-së se ata gjoja e kanë ngrirë anëtarësimin e Ramiz Merkos në organet e partisë dhe se rastin e tij e kanë lënë në dorë të institucioneve, jemi këtu për të thënë se kjo është hipokrizi e re e kësaj partie. T’ua lësh në dorë këtë rast të a.q. institucione dhe askush të mos marrë përgjegjësi politike, ky është kulmi. Po nëse ne do të kishim pasur institucione dinjitoze, që veprojnë, nuk do të kishte nevojë që SHBA-ja të na e bëjë listën e politikanëve të korruptuar!
Nëse për këtë turp të madh për shtetin, që aspiron integrimin europian, BDI-ja mjaftohet me një reagim dhe arsyetim të zbehtë të çiftit Ahmeti-Grubi, përmes zëdhënësit të tyre Bujar Osmani, kjo është dëshmi se për BDI-në e këtij formati nuk ka më shpëtim politik. Thjesht, ata e kanë humbur kontaktin me realitetin dhe kanë filluar ta shohin shtetin si çekmexhe private për pasurim personal. Në të vërtetë, nuk duhet ta ngrijë anëtarësimin në parti Ramiz Merko, por duhet të ngrihet gjithë BDI-ja dhe të përjashtohet nga pushteti. Le të përgjigjet Bujar Osmani se sa ramizmerko të tjerë të BDI-së ka në këtë moment në pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ? Si ndodhi që bash nipi i Ali Ahmetit, të ketë aq para sa ta blejë qendrën më ekskluzive tregtare në Shkup, SORAVIA? A mos edhe ai ka marrë shembull nga Artan Grubi, vëllai i të cilit para do kohe u stolis me lokale në qendrën e vjetër tregtare?! Nëse dikur ishte në pushtet Gruevski dhe familja e tij, tash pushtet është Ahmeti-Grubi dhe familjet e tyre. Derisa shqiptarët e rinj çdo ditë marrin rrugën pa kthim të mërgimit, këta njerëz vetëm e rrisin kapitalin e tyre, të arritur përmes ndikimit politik dhe abuzimit me pushtetin.
Sidoqoftë, BDI-ja e çiftit Ahmet-Grubi do ta paguajë faturën e këtij poshtërimi ndaj shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të organizohen ato. BDI-ja do të shkojë në opozitë, ku mbase edhe mund të reformohet, ndërsa shqiptarët do të marrin frymë lirisht dhe shteti do të bëjë hapa seriozë drejt integrimit në Bashkimin Europian.
AlternAtivA – Shkup
Shkup, 23.06.2023

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
IMG_8854
VLEN jep detaje nga takimi, tregojnë se çka u diskutua në selinë e VMRO-së
IMG_8852
Mickoski flet për negociatat me VLEN-in: Zhvillohen në drejtimin e duhur
IMG_8851
Mickoski: Kemi arritur t’i sigurojmë 61 deputetë
IMG_8850
Katër kandidatë në betejë për dy kolltuqe deputetësh
IMG_8844
Ali Ahmeti takon partnerët e koalicionit të Frontit Europian
rgergerge
Me çanta e lap-top, përfaqësuesit e VLEN-it u futën në VMRO-DPMNE! Grupet e punës nisin bisedimet për qeverinë e re

DIASPORA