Lajme

Kasami porosi Ramës: Trego kujdes edhe për shqiptarët jashtë Shqipërisë, leri polemikat e panevojshme!

July 7, 2023, 07:07

Kryetari i Lëvijes BESA, Bilall Kasami, i quajti të panevojshme deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama të bëra dje në Shkup, në adresë të tij. Në një intervistë për televizionin Syri në Tiranë, Kasami tha se Rama nuk duhet të bëjë skena gjatë vizitave në Maqedoninë e Veriut, Kosovë apo Serbi, por duhet të merret seriozisht me çështjen dhe problemet e shqiptarëve në këto shtete, sepse është i obliguar për ta bërë këtë me Kushtetutën e Shqipërisë.

“Ne kemi një kryeministër që është i mirë për protagonizëm dhe din mirë kështu skena të luaj. Ajo që është me rëndësi, z.Rama duhet të merret më seriozisht me çështjen e shqiptarëve jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë vendit, sepse edhe me kushtetutë të Republikës së Shqipërisë, Shqipëria është e obliguar që të kujdeset për shqiptarët gjithandej, por fatkeqësisht ne po shohim një agjendë tjetër të kryeministrit edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Prandaj e vlerësoj të panevojshme këtë polemikë në distancë sepse ne e kishim edhe një ftesë tjetër të kryeministrit për të vizituar Tiranën, ku ai ftoi krerët e partive të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, por një ftesë vetëm për të ngrënë darkë dhe jo për të biseduar më seriozisht për problemet e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”, tha mes tjerash, kryetari i Lëvizjes BESA në një intervistë për televizionin Syri në Tiranë.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2770
Motër e vëlla nga Dobroshti i Tetovës mbulohen me medalje në Kampionatin Botëror të Kickbox-it në Rüsselsheim të Gjermanisë
IMG_2727
Armand Duka flet për Kosovën: Kanë një ekip të fortë, do e merrja Zhegrovën te Shqipëria!
IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd

Më shumë nga kategoria

IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2425
Maqedonia fiton Armeninë dhe siguron vendin e parë në grup
IMG_2386
Maqedonia sot kërkon fitore tjetër, përballet me Armeninë në Jerevan
IMG_2337
Trajneri i Serbisë tregon se çka bisedoi me Xhakën pas ndeshjes
IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2093
Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë
IMG_2913
”Do japim energjinë dhe gjithë shpirtin”, Gixhari e Zeka drejt Prishtinës për Big Brother VIP
IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2908
Detaje nga aksioni policor në Tetovë – arrestohen 14 persona, kanë organizuar prostitucion dhe shitje të lëndëve narkotike
IMG_2905
Policia në kërkim të Stresit, reperi: Jam në këtë vend!
IMG_2904
Vazhdon bojkoti i mësimit në Moranë, qindra nxënës janë jashtë bankave shkollore
IMG_2901
Dosja e Prokurorisë: I akuzuari i dha Afrim Muçiqit borxh me fajde në shumën 70 mijë euro

DIASPORA