Uncategorized

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse abstenoni nga ushqimi për 3 ditë

Autori

Autori

Tetovarja

April 29, 2023, 01:04

Abstenimi nga ushqimi dhe pijet, ose agjërimi, vetëm për 3 ditë mund të rigjenerojë tërë sistemin imunitar, madje edhe tek të moshuarit, sipas gjetjeve të fundit të shkencëtarëve.

Edhe pse agjërimi është kritikuar nga mjekët e dietave, studimi i ri tregon se trupi i uritur nxit prodhimin e qelizave të reja të bardha të gjakut të cilat i luftojnë infektimet.

Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut, kanë treguar se zbulimi i tyre mund të jetë i dobishëm veçanarisht për njerëzit që vuajn nga sistemi i shkatërruar imunitar, madje edhe pacientët me kancer që ndjekin kimioterapitë.
close
volume_off

Gjithashtu dobi të madhe ka edhe tek njerëzit e moshuar tek të cilët funksionimi i sistemit imunitar ka rënë për shkak të moshës dhe e kanë të vështirë për t’i luftuar sëmundjet e zakonshme në shtëpi.

Shkencëtarët kanë thënë se agjërimi fillon një ndryshim rigjenerues me prodhimin e qelizave të bardha të gjakut që në thelb janë rigjeneruese për sistemin imunitar.

“Lajmi i mirë është se pjesët e dëmtuara, të vjetra dhe joefikase të sistemit imunitar marrin fund gjatë agjërimit”, është shprehur Valter Longo, profesor në Universitetin e Kalifornisë.

“Tani, në qoftë se ju filloni me një sistem të dëmtuar imunitar, nga kimioterapia, dëmtimi ose plakja, atëherë agjërimi mund të gjenerojë një sistem ‘pikë për pikë’ të ri imunitar”, ka vazhduar ai.

Kur sistemi fillon të kursejë energjinë një nga gjërat që i bën është edhe reciklimi i qelizave imune të cilat nuk janë të nevojshme ose janë të dëmtuara.

“Më shumë studime klinike janë të nevojshme, por kur ju vendosni të bëni një ‘dietë’ të tillë, gjithësesi duhet të konsultoheni me mjekun tuaj dhe ne jemi duke u munduar të gjejmë nëse kjo ndikon edhe në sistemet tjera të ndryshme të organeve e jo vetëm në atë imunitar”, ka thënë Dr.Longo

Megjithatë, kishte edhe ekspert të cilët ishin në dyshime për këtë gjë.

Dr.Graham Rook, i ka konsideruar gjetjet e studimit si të pamundura.

“Dobia mund të jetë e mundshme ngase një periudhë e tillë nuk paraqet rrezik as për të sëmurët me kancer, por duke marrë parasysh se shëndeti vjen edhe nga të ushqyerit me rregull, unë nuk jam i sigurt nëse agjërimi është i dobishëm”, është shprehur Chris Mason, profesor i mjeksisë rigjeneruese.

Dr.Longo shtoi: “Nuk ka asnjë dëshmi se agjërimi është i rrezikshëm për organizmin, ndërsa ka dëshmi se është i dobishëm, por ne kemi ende nevojë për të përfunduar studimet klinike edhe pse kjo duket shumë premtuese”.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
Distria-Krasniqi-1
Distria fantastike, fluturon në finale të “Paris 2024”
Judo -  Women's 48kg - Semifinal
Distria Krasniqi në çerekfinale të Lojërave Olimpike “Paris 2024”
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA