Lajme

Lloga: I ftoj të gjitha partitë politike që me konsensus ta miratojmë Kodin e ri Zgjedhor

Picture of Autori

Autori

Tetovarja

April 29, 2023, 01:04

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, u bëri thirrje të gjitha partive politike që me konsensus ta miratojnë Kodin e ri Zgjedhor.

Në paraqitjen e tij në konferencën “Reformat Zgjedhore në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, të cilën e organizoi Instituti Nacional Demokratik (NDI), Ministri Lloga tha se nisma e tij është që partitë politike të ulen në një tavolinë të njëjtë me qëllim që të hartohet një model sipas të cilit do të veprohet në drejtim të përgatitjes së një Kodi të ri Zgjedhor dhe të arrihet konsensus për çështje të përcaktuara të cilat kanë konotacion politik, sepse kjo është edhe rekomandim i dhënë nga Komisioni i Venecias.

“A na duhet kjo reformë?- Përgjigja është PO. Kodi Zgjedhor duhet të hyjë në fuqi të paktën gjashtë muaj para zgjedhjeve, që institucionet të mund të përgatiten pa vështirësi t’i zbatojnë ndryshimet. Në raportin e fundit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Misioni i Posaçëm i Vlerësimit të Zgjedhjeve i ODIHR bëri të qartë se ka ende një sërë çështjesh në kornizën ligjore për zgjedhjet që duhet të zgjidhen. Kodi Zgjedhor duhet të rishikohet në mënyrë gjithëpërfshirëse që të mund të harmonizohet brenda kornizës dhe me ligjet e tjera përkatëse, në përputhje me objektivat e OSBE-së, detyrimet ndërkombëtare dhe praktikat e mira“, tha Lloga.

Ministri i drejtësisë informoi se Ministria e Drejtësisë është në proces të formimit të një grupi pune për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundur.

“Qëllimi im i qartë është që Kodi Zgjedhor të jetë i përgatitur para zgjedhjeve të ardhshme, ndërsa nëpërmjet të një procesi gjithëpërfshirës të garantohet siguria juridike me atë që do të dëgjohen mendimet nga të gjitha partitë politike. Prandaj, i ftoj të gjitha partitë politike që me konsensus ta miratojmë Kodin Zgjedhor dhe t’i përcaktojmë rregullat zgjedhore. Apeloj VMRO-DPMNE-në, si parti më e madhe opozitare, të kontribuojë dhe të nominojë anëtar të saj në grupin punues. Jam i pajtimit që kryetari i grupit punues të jetë propozim i tyre” potencoi Lloga.
Falënderoj NDI dhe të gjitha organizatat civile që morën pjesë aktive në proceset reformuese për vendin tonë dhe që kontribuojnë në lëvizjen e tij drejt Bashkimit Evropian.(INA)

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_3788
Komisioni për Politikë Sociale mbetet i bllokuar, Fronti nuk ka ndërmend të propozoj emër të ri
VLEN-1-780x439-1-696x392
VLEN: Fillon procedura për financimin e projekteve kapitale në komuna, janë ndarë 15 miliardë denarë
IMG_3773
Arrestohet një ish funksionar i Qeverisë së Maqedonisë nën dyshime për tenderë
Kufiri Jazhincë
Ndalohet nga policia në kufirin e Jazhincës 40-vjeçarja nga Afrika e Jugut
IMG_3772
“Keqpërdorime gjatë importit të automjeteve në Maqedoni”, Drejtoria e Doganave me kallëzime penale ndaj 9 personave
IMG_3770
Administrata Trump pezullon nga puna punonjësit e USAID-it në mbarë botën