Lajme

“Softuerët”, Rashkovski foli për rëndësinë e sistemit dhe përfitimet

Picture of Autori

Autori

Tetovarja

April 29, 2023, 01:04

Në mungesë të prokurores Ivana Trajçeva, zëvendësja e saj e mori në pyetje ish sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski në lidhje me lëndën “Softuerët”. Ai gjatë gjithë seancës ka folur për përfitimet e mundshme të softuerëve, të cilat i kishte porositur por para mediave, nuk tha asnjë fjalë për mënyrën e blerjes së tyre.

“Qëllimi i daljes sime sot në seancë ishte që të tregoj se cilat janë përfitimet e këtyre sistemeve të cilat i kemi porositur. Nuk përbën ndonjë shumë që e ka ngarkuar shtetin, absolutisht është jashtë 2,3 për qindit që për të njëjtin qëllim shfrytëzohen në botë, për krahasim, sistemi biometrik për identifikim të cilin e kemi krijuar ne në Qeveri, është i njëjti për të cilin Britania e Madhe ka harxhuar 14 miliona paund”, deklaroi Dragi Rashkovski, i akuzuar.

Rashkovski shtoi se përmes sistemit për siguri në komunikacion që kishte tentuar ta vendosë, do të shpëtoheshin shumë jetë njerëzish.

“Sistemi për komunikacion që duhej ta finalizonim deri në fund, kishte për qëllim të shpëtojmë 50 për qind të viktimave, dy të tretat e të lënduarve dhe para se gjithash, edhe pse çdo jetë është e rëndësishme, si arsye kryesore për vdekjen e fëmijëve nga mosha 10 deri në 19 vjet janë aksidentet rrugore”, tha Dragi Rashkovski, i akuzuar.

Megjithatë ekspertët më herët kishin deklaruar se softueri aspak nuk do të kishte mundësi të aktivizohet si dhe ishin publikuar porositë e të akuzuarit Rashkovski me përfaqësues të kompanisë “Invoka Grup” që kishte fituar tenderin për këtë. Rashkovskit më 16 prill të vitit të kaluar i ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak, e cila iu ndërpre pak muaj më vonë pasi Apeli pranoi garancinë prej 192 mijë eurove. Sot ka përfunduar dhënia e dëshmive materiale nga ana e mbrojtjes. Ai akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe pastrim parash. Përkatësisht, prokuroria pretendon se ai ka keqpërdorur detyrën zyrtare me furnizim të softuerit për shkelje në trafik. Në këtë lëndë të akuzuar janë edhe 6 persona tjerë. Rashkovski përmes deklaratave sot tentoi t’i mbrojë edhe ata. /Alsat

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”

Më shumë nga kategoria

IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
IMG_9018
Kasami paralajmëron formimin e policisë komunale: Do të kontribuojë në ruajtjen e rendit publik
IMG_9009
Kërçovarët në Zvicër synojnë rekordin Guinness me burekun më të madh në botë
IMG_9006
Kosovari kapet duke vjedhur në një shtëpi në Shkup, arrestohet nga policia
IMG_8996
Pronari i “Ritron Copy” është arrestuar për tenderët për televizorë në Lotarinë Shtetërore
IMG_8989
Bexheti: Mbi 4,3 miliardë denarë janë paguar për fermerët në 6 muajt e fundit
IMG_8987
Një tjetër person është ndaluar në lidhje me rastin “Lotaria”