Kosove

Aksion në Viti: Arrestohet dilleri i drogës, Policia ia gjen rreth 20 paketime me marihuanë në ahurin e lopëve

April 29, 2023, 01:04

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Një aksion i tillë është zhvilluar edhe gjatë ditës së djeshme në qytetin e Vitisë, ku Polica ka arrestuar tre persona, dy prej të cilëve përfunduan në ndalim policor, pasi u kapën me drogë. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Sh.Sh., 22-vjeçar dhe B.F., 25-vjeçar, të cilët janë arrestuar nën dyshimin për shitblerje dhe shpërndarje të substancave narkotike.

Sinjali mëson se fillimisht njëri prej të dyshuarve, B.F., është arrestuar në qytetin e Vitisë, pasi Policia e kapi në flagrancë me drogë në xhep, ku iu gjet një sasi e substancës së dyshuar, të llojit marihuanë. Pasi i riu u prangos, Policia zhvilloi edhe bastisje në shtëpinë e tij.

Sipas të njëjtave burime, në ahurin e bagëtive, Policia ka arritur të gjejë rreth 20 paketime me narkotikë, të llojit marihuanë, që ishin të gatshme për t’u shitur nga i dyshuari. Droga u sekuestrua, ndërsa Policia ka arrestuar edhe të dyshuarin tjetër.

Pas përfundimit të proceduarve policore, ndaj dy të rinjve është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge.”

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6868
Një burrë 42-vjeçar ka raportuar sulm fizik nga ish-gruaja e tij në Shkup
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9919
Përgatitet kthimi i pacientëve nga jashtë vendit
IMG_9916
Sali Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump
IMG_9913
Në Burgun e Kumanovës ndodhen 12 të dyshuar për ngjarjen në Koçan, përfshirë ish-kryetarët e komunës
IMG_9906
Tragjedinë në Koçan dhe tensionet etnike/ Shoqata shqiptaro-amerikane letër të hapur ambasadores ambasadoren Ageler