Lajme

Ali Ahmeti: Mjaft më me akuza për vjedhje e korrupsion, le të bëhet vetingu!

Autori

Autori

Portali Tetova

February 1, 2023, 08:02

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në takimin e së martës me qytetarët dhe bazën partiake me moton “Bashkë për Europë” në Vrapçishtë tha se ai dhe subjekti i tij politik angazhohet për paqe, stabilitet, siguri, veting, mirëqenie.

“Në veting të përfshihen të gjithë politikanet, pavarësisht a është parti e madhe ose e vogël, t’i shohim këta politikanë si janë dhe si kanë qenë, të gjithë pa përjashtim! Dëgjojmë akuza e shpifje për vjedhje, por unë nuk merrem me arsyetime boshe duke thënë nuk jam, nuk jam, vetingu do t’i vërtetojë të gjitha.

Angazhohemi për unifikim të politikave në vend, sepse tashmë është momenti vendimtar për bashkim dhe gjuhë të përbashkët, tani është momenti për frontin Pro BE. Shqiptarët bashkë me bashkëqytetarët tanë duhet të bashkohemi, ndaj mos të kapemi me tema që kanë të bëjnë më 20 vitet e kaluara, por të shohim nga e ardhmja.

BDI ka dalë nga procese të rëndësishme ndaj duhet investuar në rini dhe të sakrifikojmë për më të mirën e tyre, unë 40 vjeçar isha kur fillova luftë, ndaj sot edhe shumë breza janë rritur me BDI. Angazhohemi kundër burokracisë, pro transparencës dhe llogaridhënies, sepse janë të holla të mbledhura nga taksapaguesit”, tha Ahmeti në fjalën e tij.

 

Skriningu, shtoj ai, duhet të përfundojë në nëntor, ndaj duhet të kalojmë hap pas hapi këtë proces.

“Kemi shumë punë ende për të bërë, sepse vetëm kështu i afrohemi Europës, kështu arrihet një standard më i mirë dhe ndalohet migrimi dhe njerëzit rrinë dhe kthehen në vendin e tyre.

Hajde të bashkohemi gjithë shqiptarët, ta bëjmë frontin pro BE, të thërrasim dhe bashkëqytetarët tanë maqedonas dhe ta çojmë këtë vend drejt BE-së. Me NATO-n sa të mira përfituam, kemi siguri në shtet dhe jemi të barabartë me të gjitha vendet anëtare.

Ne luftojmë kundër krimit, korrupsionit, kundër përçarjeve, ndasive, sepse kemi punuar dhe do punojmë për bashkim dhe afrim rreth një platforme të përbashkët, për gjeneratat e reja, sepse mbi supet e tyre ngriten gjenerata të tjera. Jam krenar me kuadrot tona, sepse më bëjnë faqebardhe ngado që na përfaqësojnë, prandaj duhet investuar në kuadro kualitative”, theksoi Ahmeti.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewrfgererg
Kylian Mbappe zyrtarisht lojtar i Real Madrid, pozon me fanellën e ‘los blancos’
IMG_2342
Një muaj spektakël, sonte përfundon Euro 2024, Spanja përballë Anglisë në finalen e madhe
yamal 304
Historia prekëse! Çfarë fshihet pas festimit të Yamal me numrin “304”
Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Më shumë nga kategoria

Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre
449458530_797077062572726_2017746085529832082_n
Ekipet me më së shumti tifozë në Euro 2024 – Shqipëria lë pas kombëtare të mëdha
449059413_1014848236674238_1554867321894721942_n
UEFA publikon fotot e tifozëve me shqiponjën “Kuq e Zi” të pikturuar në fytyrë
IMG_0794
Albion Musliu, ylli i ri që po shkëlqen te Shkëndija
spanja
Trajneri i Spanjës për duelin ndaj Shqipërisë: Do t’u jap mundësi disa prej lojtarëve që kemi në stol
Autobuset_Tollovi-780x470
Kaosit me transportin publik nuk i shihet fundi, qytetarët presin me orë të tëra
Car-Rental-2
SPB Tetovë: Mashtrohet një kompani “Rent a Car”, shtetasi turk ua mori veturën dhe nuk e ktheu më…
derra
Hasën në derra të egër në Shkup, autoritetet arrijnë t’i shpëtojnë tri vajza
Mickoski_26-780x470 (1)
“Kumari online”, Qeveria dorëzon dëshmitë për licencat ilegale
Drin-Ahmeti
Thellohet skandali për kompanitë e Drin Ahmetit
Durmishi_zejtaret-780x470
Durmishi viziton zejtarët, premton ndihmë për blerje veglash

DIASPORA