Lajme

Ambasada gjermane në Shkup: Qytetarët të mos bien preh e mashtrimeve për vizat e punës

Autori

Autori

Portali Tetova

April 14, 2023, 09:04

Nga Ambasada e Gjermanisë në Shkup përmes një njoftimi sot kanë apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes dhe mos të bien preh e mashtrimeve në lidhje me marrjen e termineve për viza pune.

Nga kjo Ambasadë kanë përmendur rastin e fundit me arrestimin e dy grave nga Gostivari për mashtrim me viza, ndërkaq japin disa këshilla për kujdes edhe në sigurimin e certifikatave për njohje të gjuhës.

“Të nderuar aplikues, një ndarje e drejtë dhe transparente e termineve për parashtrimin e kërkesave për viza, si edhe shqyrtimi i kërkesave Tuaja në përputhje me ligjet aktuale, janë interesi ynë i përbashkët dhe i Juaji.

Për fat të keq, ekzistojnë gjithmonë njerëz që duan të përfitojnë me informacione të rreme. Gënjeshtrat dhe informacionet e rreme Ju dëmtojnë Ju dhe Ambasadën.

Për akuza të tilla, kohën e fundit janë arrestuar 2 persona në Gostivar, shtypi disa herë ka raportuar për rastin në fjalë. Prandaj, mbroni veten dhe kini parasysh: Termine për viza jepen vetëm nëpërmjet faqes së internetit të Ambasadës!

 

Nëse dikush Ju premton një termin për një shumë të caktuar të hollash, ai gënjen! Terminet nuk mund të blihen! Njerëzit që prezantohen si punonjës të Ambasadës në rrugë dhe që bëjnë premtime, gënjejnë! Nëse dikush Ju ofron certifikata të falsifikuara të gjuhës, Ju lutemi refuzoni! Punonjësit tanë janë të trajnuar dhe njohin falsifikime të tilla. Në rast të tillë, kërkesa Juaj për vizë do të refuzohet.
Informacione të hollësishme dhe të besueshme mund të gjeni në faqen tonë të internetit www.skopje.diplo.de!”, thonë nga Ambasada e Gjermanisë në Shkup.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewrfgererg
Kylian Mbappe zyrtarisht lojtar i Real Madrid, pozon me fanellën e ‘los blancos’
IMG_2342
Një muaj spektakël, sonte përfundon Euro 2024, Spanja përballë Anglisë në finalen e madhe
yamal 304
Historia prekëse! Çfarë fshihet pas festimit të Yamal me numrin “304”
Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Më shumë nga kategoria

Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre
449458530_797077062572726_2017746085529832082_n
Ekipet me më së shumti tifozë në Euro 2024 – Shqipëria lë pas kombëtare të mëdha
449059413_1014848236674238_1554867321894721942_n
UEFA publikon fotot e tifozëve me shqiponjën “Kuq e Zi” të pikturuar në fytyrë
IMG_0794
Albion Musliu, ylli i ri që po shkëlqen te Shkëndija
spanja
Trajneri i Spanjës për duelin ndaj Shqipërisë: Do t’u jap mundësi disa prej lojtarëve që kemi në stol
IMG_0727
Euro 2024/ Shqipëria arrin të barazojë kundër Kroacisë, rezultati 2-2
Autobuset_Tollovi-780x470
Kaosit me transportin publik nuk i shihet fundi, qytetarët presin me orë të tëra
Car-Rental-2
SPB Tetovë: Mashtrohet një kompani “Rent a Car”, shtetasi turk ua mori veturën dhe nuk e ktheu më…
derra
Hasën në derra të egër në Shkup, autoritetet arrijnë t’i shpëtojnë tri vajza
Mickoski_26-780x470 (1)
“Kumari online”, Qeveria dorëzon dëshmitë për licencat ilegale
Drin-Ahmeti
Thellohet skandali për kompanitë e Drin Ahmetit
Durmishi_zejtaret-780x470
Durmishi viziton zejtarët, premton ndihmë për blerje veglash

DIASPORA