Lajme

Ambasadorja eSHBA-së e zhgënjyer me paaftësinë e Gjykatës së Apelit

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

April 25, 2023, 09:04

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me mision në Shkup, Angela Price Aggeler më 11 prill të këtij viti ka adresuar një letër deri tek instancat gjyqësore dhe të ekzekutivit në të cilën shpreh shqetësimin dhe dëshpërimin e saj dhe të SHBA-ve, për siç thotë “vendimet e rrëzuara kundër profileve të larta të cilat Gjykata Apelit i ka kthyer në shkallën e parë”.

Letrën të cilën e ka siguruar ALSAT nga burime brenda Qeverisë, potencon edhe përpjekjet e SHBA-ve dhe gjysmë miliardë euro të investuara për reforma në gjyqësor.

“Çdo ditë e më shumë shqetësohem dhe zhgënjehem për numrin e madh të lëndëve (nga profilet e larta) që Gjykata e Apelit i ka kthyer në shkallën e parë për rigjykim.

Paaftësia e dukshme e gjykatave për t’i kaluar rastet në mënyrë të shpejtë përmes gjykimin, në Apel dhe kalimi i tyre para dhe mbrapa mes Apelit dhe Themelores po gërryen edhe më tej besimin e ulët që opinioni ka tek gjykatat”, thuhet në letrën e Ambasadores Aggeler.

 

Letra i referohet kryesisht rasteve për të cilat opinioni është shqetësuar e që ndërlidhen me gjykimet ndaj ish funksionarëve të cilët kanë shpërdoruar detyrat zyrtare dhe kanë dëmtuar buxhetin e shtetit. Sipas informacioneve të Alsat, letra me përmbajtjen e njëjtë përveç Qeverisë (kryeministrit) i është dërguar edhe ministrave Krenar Lloga dhe Bujar Osmani, Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit dhe disa gjykatave të tjera Themelore.

Adrian Kerimi

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje

Më shumë nga kategoria

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
anketa-IKPSJ
IKPSJ: Anketa s’është për “rejtingun”, por për “cilën parti e ndjeni më të afërt”
Blerant Ramadani
Ramadani: BDI është mësuar me dezinformata
Ali Ahmeti
Cënimi i gjuhës shqipe! Ali Ahmeti: Mos shohin ëndrra, kthim prapa s’ka!
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82
VLEN: Zgjedhjet lokale, fundi i BDI-së!
bilall-1
Ish komunistët letër të hapur Kasamit – Mos i ndryshoni emrat e rrugëve të Tetovës!
taravari
Taravari: Gruevski dhe Mijallkovi janë përgjegjës për “27 prillin”