Amir Elezi në “Top Tema”: Kursi euroatlantik i ...

Amir Elezi në “Top Tema”: Kursi euroatlantik i shtetit u devalvua me agjendën për shpëtimin e karrierës së Artan Grubit

March 17, 2023, 08:03

Nënkryetari i Alternativës, Amir Elezi në emisionin “Top Tema” tha se përplasjet brenda BDI-së po marrin hov dhe se ka probleme shumë serioze brenda kësaj partie. Sipas tij, nëse iniciohet interpelancë për zv/kryeministrin e parë, partia e tyre do të vendos se si do të veprojnë. Megjithatë, sipas tij, tani më duke se është vonë për t’i bërë interpelancë vetëm Grubit.

“Besoj se është momenti i fundit e tërë qeveria të vendoset në një lloj votëbesimi.

Është e dukshme se kursi eurtoatlanik i shtetit është devalvuar skajshmërisht me atë që një agjendë për krijimin e një shumice të re, faktikisht u shndërrua në agjendë për shpëtimin e karrierës së Artan Grubit”, ka deklaruar Elezi.

Kjo sipas tij, është shumë nënçmuese dhe degraduese për shoqërinë në tërësi.
“Në këtë provim u rrëzua shumica e re. Ju kujtohet se me hyrjen e Aleancës deklaronin se do të krijojnë shumicë më stabile, por numrat mbetën të njëjta. Të ishim të koncentruar si shtet, posaçërisht qeveria, në sigurimin e 80-të deputetëve për hapjen e kushtetutës, besojë se deri tani do të ishim të gatshëm dhe do t’i siguronim 80 deputetë për ndryshimet kushtetuese. Por, ata duket se kishin agjenda tjera”, deklaroi nënkryetari i Alternativës, Amir Elezi.

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
IMG-20230928-WA0023
Bekim Sali me fakt shpartallon ministrin Lloga: Deputetët e ASH-së duke qenë në opozitë kanë votuar për ndryshimet në Kodin Penal!
received_3518041755177943
Miratohet plani urbanistik për fshatin Xhepçisht
Испис за лого на ДЛ
Vetëm Lotaria shtetërore mund të garantojë organizim të lojërave të fatit me përgjegjësi dhe të kontrolluara
96C1CD6B-2DF6-4C46-A134-B0A5E8B32562-1152x1536.jpeg
Kasami në varrimin e policit Afrim Bunjaku: Lavdi heroit më të ri të kombit
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion

DIASPORA