Mbrëmë në Televizionin Shtetëror të Maqedonisë në emisionin “Objektiv” janë publikuar të dhënat e anketës së IPIS-it të publikuar së zhvilluar në muajin mars për Njësinë e 6-të dhe të 2-të zgjedhore.
Në njësinë e gjashtë ku janë të koncentruara shumica e votave shqiptare dhe që përfshin Tetovën, Gostivarin dhe një pjesë të Kërçovës, koalicioni opozitar shqiptar VLEN ka pasur besimin më të lartë te qytetarët në muajin mars me 20.2%, e ndjekur nga BDI dhe partitë e koalicionit me 20%.
Këtu duhet theksuar koalicioni VLEN ka edhe rritjen më të madhe krahasuar me anketën e zhvilluar në muajin shkurt. Kështu në shkurt përkrahja për VLEN ka qenë 15.4% kurse në anketën e marsit pas bashkangjitjes së ASH-së të udhëhequr nga Arben Taravari ka rritje gati 5% dhe tash më është 20.2%.
Kurse nga ana tjetër partitë BDI dhe partit që janë në koalicion me të në muajin shkurt kanë pasur 17.5% përkrahje kurse në anketën e muajit mars kjo përkrahje ka arritur në 20%-dmth 2.5% përkrahje.
Njësia zgjedhore 6
BDI + partitë e koalicionit
Muaji janar 17.9%
Muaji shkurt 17.5%
Muaji mars 20%
VLEN
Muaji janar 16%
Muaji shkurt 15.4%
Muaji mars 20.2%
Sipas anketës së IPIS-it të realizuar në muajin mars, të pyetur se për cilën parti do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme, në njësinë e dytë zgjedhore, më së shumti 20,4% e të anketuarve kanë zgjedhur VMRO-DPMNE-në dhe 11,1% për LSDM-në.
Ndërsa sa i përket partive shqiptare, 7.4% për koalicionin e BDI-së dhe 6% për koalicionin opozitar shqiptar VLEN. Lëvizja ZNAM me 5.6% besim nga të anketuarit.
Krahasuar me muajin paraprak shkurt, të BDI rritja është 0.5% (6.9-7.4%), kurse te VLEN rritja është 1.2% (4.8-6%). /tetova1/