Arrestohen dy persona, dyshohen për blerje votash, i’u gjetën 20 mijë euro dhe armë

Autori

Autori

Portali Tetova

May 7, 2024, 09:05

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se dje ka arrestua dy persona në Çashkë, pasi dyshohen se kanë bërë blerje votash, transmeton TV21.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të arrestuarit të parë janë kapur armë dhe plumba, ndërkaq në shtëpinë e të arrestuarit të dytë, përveç armëve dhe plumbave, kanë gjetur edhe para në vlerë rreth 20 mijë euro.

Armët i kanë pasur pa leje.

“-Sot (06.05.2024) në ora 15.20 nëpunësit policor nga SPB Veles kanë privuar nga liria I.I.(52) nga fshati Mellnicë, komuna e Çashkës. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Veles për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “blerje votash” janë gjetur dhe marrë armë “Zastava” me dy korniza, 58 plumba dhe 4 proektila për të cilat nuk ka pasur leje. I.I. është arrestuar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të fijojë kallëzim përkatës.

Gjithashtu siç raportohet dje në ora 17:00 nëpunësit policorë të SPB Veles kanë arrestuar A.Ç.(50) nga fshati Mellnicë, komuna e Çashkës. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij me urdhër të Gjykatës Themelore Veles për dyshimet se ka kryer veprën penale “blerje votash” janë gjetur dhe marrë armë “Vallter” me një kornizë, “Zastavë e kuqe”, “Bull” me një kornizë, 139 plumba, celular dhe 986.000 denarë (mbi 16 mijë euro) dhe 2.325 euro. A.Ç. është mbajtur në stacion policor dhe është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës”, qëndron në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_6568
Barazojnë Reali dhe City, do të vendoset gjithçka në “Etihad”
azizi
Azizi i Besës: Tani që ju është harxhuar karburanti, flasin për të kuqen
vlen-
VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive
Bereqeti-Vetura
30 vite kontriboi për kompaninë, pronari i kompanisë "Bereqeti" i ndan veturë dhuratë për ditëlindje
IMG_8972
Albin Kurti takoi liderët e koalicionit VLEN: Është hera e parë që opozita shqiptare arrin mbi 100.000 vota
IMG_8965
Qytetarët ankohen për shtrenjtimet, paga mesatare nuk i mbulon shpenzimet
IMG_8964
Ali Ahmeti: Ne nuk duhet të hapim front me Greqinë dhe Bullgarinë, as front mes shqiptarëve dhe maqedonasve

DIASPORA