Maqedoni

Asani: Pllakat e gjetura në Shkup, dëshmojnë historinë e lashtë shqiptare

Picture of Autori

Autori

Tetovarja

April 29, 2023, 01:04

Pllakat që janë gjetur në lokalitetin arkeologjik Skupi antik kanë rëndësi të veçantë për trashëgiminë kulturore shqiptare. Këto pllaka si gjetje arkeologjike kanë të bëjnë me historikun e shqiptarëve të lashtë sqaron për TVM2 drejtori i ITKSH-së Skender Asani.

Sipas tij janë tre komponenta historike që nëse interpretohen shkencërisht konfrirmojnë  vazhdimsinë iliro-arbërore shqiptare.“Është emri i Shkupit Skup që kur është themeluar nga ilirët por edhe nga periudha mesjetare deri te shqiptarët, është ruajtur ai emër që do të thotë kontinuiteti i qytetit të Shkupit si kryeqendër e mbretërisë dardane e paraqet teritorin e Dardanisë që nga antikiteti e deri në ditët e sotme. Vetëm te shqiptarët mund ti gjesh emrat dardan dhe kjo është argumentuar nga arkeologët tjerë jo shqiptar dhe është edhe një element shum i rëndësishëm. Krishterizmi i hershëm që nga paraqitjet e para të krishterizmit që nga paraqitjet e para të Ipeshkvisë Shkup -Prizren dhe ne e dimë se kush ka qenë ipeshkv nga Justiniani, Andrea dhe Pjetër Bogdani, deri te figura e Nënë Terezës dhe këto tre komponenta paraqesin momentin historik në atë pllakë.”, tha për TVM2 drejtori i ITKSH-së Skender Asani.

Asani me propozim drejtuar Qeverisë: Të themelohet muze i etnokulturës shqiptare 

Shqiptarët duhet të konservojnë kulturën materiale dhe shpirtërore potencon Asani. ITKSH ka themeluar tre departamente për këtë qëllim por i propozojnë Qeverisë që të themelohet edhe Muze i Etnokulturës shqiptare.

“Me dhjetëra mijëra artefakte gjinden në Muzeun e Qytetit të Shkupit, në bodrumet e tij ose nuk e shohin dritën ose keqinterpretohen për të ndryshuar qasjen e historisë. Është momenti i fundit që të themelohet Muzeu i kulturës shqiptarëve në Çarshi të vjetër kur ka qenë dikur godina e Muzeut të Maqedonisë.”, tha Asani.

Nga ITKSH poashtu sugjerojnë që Universitetet të themelojnë degë të Arkeologjisë dhe Etnologjisë që të krijohen kuadro të mirfillta që do të punësohen në ITKSH por edhe në Muzeun që pritet të themelohet.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_4670
Pse vonuan me mjekimin e 9-vjeçarit? Sqarohen nga Spitali i Tetovës
IMG_5393
Policia e Tetovës në aksion pas hajnave - Në pranga dy persona
IMG_4666
Ndërron jetë në moshë të hershme doktoresha e re shqiptare nga Presheva
IMG_4661
SPB Tetovë: Vajza plagos babanë e saj teksa ai ishte në gjumë
IMG_4660
Edhe Kasami kërkon dorëheqjen e Ali Ahmetit nga politika
IMG_4658
Mexhiti: Sllovenia një partner i fuqishëm drejt avancimit tonë në BE