Lajme

ASH i kërkon Prokurorisë Publike që të hetojë skandalin e zv.ministrit Nazim Bushi

January 13, 2023, 03:01

Aleanca për Shqiptarët sot i ka kërkuar edhe një herë Prokurorisë Publike që të hetojë skandalin e Zëvendës-Ministrit, Nazim Bushi, në lidhje me qëndrimin e tij në një hotel luksoz të Stambollit në muajin tetor 2020, informon “tetova1”.

“Kanë kaluar dy javë që kur Aleanca për Shqiptarët ka dorëzuar te Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit kallëzim për dyshime për korrupsion kundër Nazim Bushit, Zëvendës-Ministër i Punëve të Brendshme.

Deri më sot nga ky Komision nuk ka asnjë veprim konkret ose përgjigje ndaj kallëzimit, përveç konfirmimit përmes telefonit se i njëjti është pranuar.
Sot, Aleanca për Shqiptarët i kërkon publikisht Prokurorisë Publike që të hetojë skandalin e Zëvendës-Ministrit, Nazim Bushi, në lidhje me qëndrimin e tij në një hotel luksoz të Stambollit në muajin tetor 2020.

Ky qëndrim kap vlerë prej dhjetëra mijëra euro, por që janë paguar nga persona të panjohur sipas zëvendës-ministrit, gjë që përbën një dhuratë të kundërligjshme sipas ligjeve në fuqi.

 

Dështimi i institucioneve kompetente për të hetuar kërë rast korruptiv forcon edhe më shumë konstatimet se në vendin tonë nuk ka drejtësi dhe se e njëjta është në shërbim të politikës dhe krimit të organizuar.
Me mosveprim, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, fatkeqësisht po rreshtohet në një grup me gjykatat dhe prokuroritë e kapura”, thuhet në reagimin e Aleanca për Shqiptarët.

/tetova1/

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6868
Një burrë 42-vjeçar ka raportuar sulm fizik nga ish-gruaja e tij në Shkup
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9919
Përgatitet kthimi i pacientëve nga jashtë vendit
IMG_9916
Sali Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump
IMG_9913
Në Burgun e Kumanovës ndodhen 12 të dyshuar për ngjarjen në Koçan, përfshirë ish-kryetarët e komunës
IMG_9906
Tragjedinë në Koçan dhe tensionet etnike/ Shoqata shqiptaro-amerikane letër të hapur ambasadores ambasadoren Ageler