Bekim Sali me fakt shpartallon ministrin Lloga:...

Bekim Sali me fakt shpartallon ministrin Lloga: Deputetët e ASH-së duke qenë në opozitë kanë votuar për ndryshimet në Kodin Penal!

September 28, 2023, 03:09

Bekim Sali me fakt shpartallon ministrin Lloga: Deputetët e ASH-së duke qenë në opozitë kanë votuar për ndryshimet në Kodin Penal!

Ish ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, i ka reaguar ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, në lidhje me ndryshimet e Kodit Penal, e në të cilat parashikohet ulja e dënimeve për personat që kryejnë abuzime seksuale ndaj fëmijëve. Ministri LLoga, kishte deklaruar se këto ndryshime janë përkrahur edhe nga partia Alternativa, megjithatë, Bekim Sali, ka publikuar dokumentin ku shihet se asnjë deputetë i Alternativës nuk ka votuar për këto propozime.

Ajo që është edhe më tronditëse, shkruan Sali, është fakti se deputetët e ASH-së, ende pa qenë në Qeveri, kanë mbështetur këto ndryshime. “Megjithatë, një kthesë tronditëse zbulon se deputetët e ASH-së, përfshirë Syrija Rashidi, Abdulla Saliu, Ilire Dauti, Artina Qazimi dhe Atnan Neziri, votuan pro një propozimit të Kodit Penal, duke kundërshtuar pretendimet e ministrit Lloga.

Ky është një shembull i mprehtë i pandershmërisë politike dhe një shpërfillje e cila cenon mirëqenien e fëmijëve. Dhe deputetët tuaj e mbajnë përgjegjësi për këtë! Është dëshpëruese kur zyrtarët e qeverisë dhe partitë politike përdorin gënjeshtra. Minsitrit Lloga ia përkujtojë se në 12 shkurt 2023 Alternativa kishte marrë vendimin për largim nga qeveria, e ndërsa ju 3 muaj para kësaj i kishit bërë gati kollaret për në qeverisjen e shumë dëshiruar me BDI-në dhe ia votonit të gjitha ligjet bllanko. Dhe ky është një prej atyre ligjeve i votuar në mënyrë amotereske pa pikë analize, por që dëshmon një vasalitet ndaj BDI-së që sot e kësaj dite është evident”, ka shkruar Bekim Sali.

Sali shkruan se është e kuptueshme se pas cdo pengese bëhet tentim për të hedhur fajin tek të tjerët, por se në këtë rast faji është i ministrit Lloga dhe disa nga kryesia e ASH-së të cilët janë të kapur nga BDI-ja.“Është për të ardhur keq për disa udhëheqës të ASH-së që e gjejnë veten të instrumentalizuar në këtë aleancë me BDI-në.

Po them disa anëtarë të kryesisë të ASH-së e jo të gjithë, pasi e di që ka individë të mirë dhe parimorë në radhët e tyre. Ata ndihen të tradhtuar nga ky bashkim me BDI-në”, shkruan më tej në reagimin e tij Sali.

Mos e humb

Kasami-stadioni
Bilall Kasami: Stadiumi i Tetovës me standarde të UEFA-s! Ne i mbajmë premtimet!
Messi-shtepia-vjedhje
Udhëheqësi i bandës shqiptare tregon pse nuk e grabiti shtëpinë e Messit
Fisnik Isaku
Edhe një tetovar që jeton në Danimark do jetë pjesë e U21 të Maqedonisë
Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”

Më shumë nga kategoria

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
bujar-osmani-1
"Bujar Osmani është takuar me Gruevskin, bisedohet për kthimin e tij në Maqedoni"
IMG-20231207-WA0007
LEN: 8 Maji është caktuar për zgjedhje nga partitë e pushtetit dhe VMRO që të pengohet votimi i diasporës
Lule
Lëvizja BESA: Rasti i “Vanjës” pohon se qytetarët janë totalisht të pasigurt nga shteti!
foto-800x533
Lëvizja BESA:  Samiti i Ministrave të OSBE-së po mbahet nën kulmin e objektit të përfshirë në krim
download
EDITORIAL: Lotaria Shtetërore për herë të parë drejtohet nga një shqiptar. Pse po ngritet kaq pluhër?
Kasami-stadioni
Bilall Kasami: Stadiumi i Tetovës me standarde të UEFA-s! Ne i mbajmë premtimet!

DIASPORA