Bekteshi: Mos e lidhni BDI-në me paratë ruse

Bekteshi: Mos e lidhni BDI-në me paratë ruse

Autori

Autori

Portali Tetova

January 31, 2023, 02:01

“Investimi në fabrikën ‘MAYA’ nuk është i partisë, por BDI-ja ka përfaqësuar institucionet shtetërore në inaugurimin që u bë në 2016 në Gari të Dibrës.” Kështu u shpreh Ministri Kreshnik Bekteshi i pyetur nga TV Alsat lidhur me para hetimin që ngriti prokuroria për firmën me dyshimet për larje të parave ruse.

Madje Bekteshi bëri sugjerime që të kemi kujdes me titujt që lidhin BDI me investitorët, të cilët janë nën llupën e prokurorisë. Ai sqaroi se kryetari BDI-së Ali Ahmeti, preu shiritin e “MAYA”-s si deputet i zonës.

“Z. Ahmeti është me “Kreshnik Bekteshin, Artan Grubin, Driton Kuçin, Valon Saraçinin dhe me të gjithë ata që udhëheqin me institucionet përkatëse si rezultat i fitores së zgjedhjeve. Ahmeti merr pjesë së bashku në inaugurime të ndryshme.

Mos të harrojmë se z. Ali Ahmeti përveç se është lider i partisë më të madhe politike shqiptare në vend, njëkohësisht është edhe deputet i zonës dhe në atë kohë kur është bërë inaugurimi i kompanisë MAYA, Komuna e Dibrës dhe një pjesë e komunave tjera përkatëse kanë qenë në Zonën 6 zgjedhore”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

 

Kujtojmë që dy koncesionet për ML Gari u nënshkruan prej ministrave të ekonomisë nga radhët e BDI, Valon Saraçini në prill të 2012, për shfrytëzimin e ujit mineral në fshatin Gari të Dibrës dhe në vitin 2018 ministri aktual Bekteshi për lokalitetin Zviçnicë të po të njëjtit fshat. Dhe këto do të zgjasin për 30 vjet.

Koncesioni për shfrytëzimin e ujërave për ML Gari është dhënë në bazë të Ligjit për minerale dhe për ujë të pijshëm përmes Ekonomizimit të ujërave. Bekteshi tha se nëse kompetentët vërtetojnë që përmes MAYA-s janë bërë larje parash, do ti heqin dy koncesionet që iu kanë dhënë për 30 vitet e ardhshme.

“Nëse persona të caktuar kanë pruar mjete të konsiderueshme në Maqedoni të Veriut për qëllime tjera apo siç e theksuar edhe ju për larje parash, duhet organet kompetente ta hetojnë dhe ta vërtetojnë.

Në momentin, nëse vërtetohet se kjo ka ndodh dhe kemi një vendim nga gjykatat e vendit apo institucionet përfshirë edhe Policinë Financiare ajo do të ishte bazë për shfuqizimin e koncesionit për shkak se persona të caktuar apo subjekte të caktuara që funksionojnë jashtë shtetit mund të jenë në sanksionet, të cilat i kemi miratuar”, tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Derisa Ali Ahmeti me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë po prisnin shiritin në 2016, Policia Financiare paralajmëroi se miliona euro kanë rrjedhur nga destinacione të dyshimta off-shore, me dyshimin se kapitali kryesor vjen nga Rusia. Kjo çoi në një hetim paraprak në prokurori.

 

Procedura para hetimore ngeci për një kohë të gjatë për shkak të veprimeve të ngadalta të Prokurorisë deri të mërkurën, kur inspektorët financiarë dërguan një njoftim në Prokurori për krim të organizuar dhe korrupsion. Prokurorët tani po hetojnë nëse paratë janë pastruar përmes kompanive off-shore nga Qiproja dhe Ishujt e virgjër Britanikë përmes fabrikës së mbushjes së ujit Maya. /Alsat.mk

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
haland
Haaland: I thashë Guardiolas të mos më largoj nga loja
laporta
Laporta mes lotësh pas akuzave për korrupsion ndaj Barçës
guardiola
Guardiola: Nuk jam trajneri i Realit që të premtoj Champions
IMG-20230928-WA0023
Bekim Sali me fakt shpartallon ministrin Lloga: Deputetët e ASH-së duke qenë në opozitë kanë votuar për ndryshimet në Kodin Penal!
received_3518041755177943
Miratohet plani urbanistik për fshatin Xhepçisht
Испис за лого на ДЛ
Vetëm Lotaria shtetërore mund të garantojë organizim të lojërave të fatit me përgjegjësi dhe të kontrolluara
96C1CD6B-2DF6-4C46-A134-B0A5E8B32562-1152x1536.jpeg
Kasami në varrimin e policit Afrim Bunjaku: Lavdi heroit më të ri të kombit
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion

DIASPORA