Lajme

Bekteshi: Paga minimale në vitin 2024 do të afrohet deri në rreth 23 mijë denarë

Picture of Autori

Autori

Tetovarja

April 29, 2023, 01:04

Paga minimale në vitin 2024 do të afrohet me pagën mesatare në vitin 2016, thotë ministri i ekonomisë Kreshnik Bektesi, duke theksuar se pagat do të rriten më shumë se inflacioni gjatë vitit, duke pasur parasysh se viti do të përfundojë me inflacion nga 7,1 për qind.

“Paga minimale këtë vit, ose më sakt në fillim të vitit të ardhshëm, do të rritet në mesataren që kishim në vitin 2016 dhe kjo tregon edhe një herë se Qeveria është e përkushtuar për të rritur pagat si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Sa për informim të qytetarëve, në vitin 2016 paga mesatare ka qenë diku rreth 23 mijë denarë, ndërsa sot është mbi 34 mijë denarë, dhe siç e kemi theksuar edhe më herët kemi arritur t’i afrohemi pagës mesatare nga viti 2016, tha Bekteshi në emisionin “10 minuta” në TV21.

Bekteshi theksoi gjithashtu se rritja e çmimeve globale rrit edhe shportën e konsumit.

“Sa i përket fuqisë blerëse, për dallim nga viti paraprak, përveç pjesës së dytë të vitit, arritëm të arrijmë sukses në mbulimin e shpenzimeve prej dy pagave minimale në një amvisëri, të cilat ishin diku rreth 18 mijë denarë, dhe shpenzimet, e ashtuquajtura shporta e konsumit nuk ka qenë më shumë se 35 mijë denarë, për fat të keq ka pasur një rritje pothuajse globale dhe në gjysmën e dytë të vitit shporta e konsumit është rritur për përafërsisht 50 mijë denarë”, tha Bekteshi.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje

Më shumë nga kategoria

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
anketa-IKPSJ
IKPSJ: Anketa s’është për “rejtingun”, por për “cilën parti e ndjeni më të afërt”
Blerant Ramadani
Ramadani: BDI është mësuar me dezinformata
Ali Ahmeti
Cënimi i gjuhës shqipe! Ali Ahmeti: Mos shohin ëndrra, kthim prapa s’ka!
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82
VLEN: Zgjedhjet lokale, fundi i BDI-së!
bilall-1
Ish komunistët letër të hapur Kasamit – Mos i ndryshoni emrat e rrugëve të Tetovës!
taravari
Taravari: Gruevski dhe Mijallkovi janë përgjegjës për “27 prillin”