Maqedoni

“Branitellat” bashkojnë VLEN-in dhe Frontin Europian

Autori

Autori

Portali Tetova

September 30, 2024, 01:09

VMRO-DPMNE-ja me çdo kusht insiston që propozim ligji i LSDM-së për “Branitellat” të diskutohet dhe i njëjti të miratohet.

Në mbledhjen e re të Komisionit për Politikë sociale që ka filluar sot, ishin deputetët e VMRO-së që insistuan që Ilire Dauti nga Fronti Europian ta fus në rend dite ligjin për përfitime dhe beneficione të “Branitellave”.

E para që kërkoi një gjë të tillë ishte Angleinka Petkova.

“Deri tek ju kemi dorëzuar kërkesë që si kryetare e komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini të thirret seancë dhe të vendoset në rend dite propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për të drejta veçanta të pjestarëve të Forcave të Sigurisë të RMV-së. Prandaj kërkoj që sipas nenit 131 që propozimi të futet në rend të ditës” – tha Petkova.

Kërkesa e deputetes nuk u morr parasyshë nga Ilire Dauti e me reagim procedural ishte përsëri deputetja e VMRO-së, Eli Panova që kërkoi që propozimi i “Branitellave” të diskutohet në këtë seancë duke shtuar se Ilire Dauti nuk ka të drejtë të mos diskutojë për një pikë kaq të rëndësishme.

“Kjo pikë ende nuk e ka kaluar filtrin në komision ju e keni për obligim që propozimin e tyre ta vendosni në votim në këtë seancë. Pra ju nuk mundeni të veproni dhe vendosni sipas dëshirës se cili propozim i deputetëve do ta vendosni për miratim e cilin nuk do ta vendosni dhe në të njëjtën kohë të jepni aryse që sipas meje nuk qëndron. Ju bëj thirrje që ta respektojmë rregulloren e re” – tha Eli Panova, Vmro.

Por edhe kërkesën e dytë nga VMRO-ja, kryetarja e Komisionit Ilire Dauti nuk e pranoi.

“Nuk e ke përball kryetaren e Komisionit të cilës duhet ti tregosh se çka duhet të bëj sepse shum qartë dhe sakt jam duke punuar sipas rregullores së Kuvendit të RMV-së. Mos luani me ndjenjat e qytetarëve sepse ju e dini që një ligj i till na kthen në kohë pas, na kthen në vitin 2001, në atë konflikt ka pasur dy palë të përfshira dhe unë e kamë thënë disa herë kam qen shumë e qartë, nëse ju nuk jeni gati ta pranoni realitetin multi-etnik” – tha Dauti.

E krah Dautit doli deputeti i VLEN, Halil Snopçe, i cili propozimin e LSDM-së për “Branitellat” të mbështetur nga VMRO-ja e cilësoi si provokim.

Nëse sjellim një ligj të tillë duhet ti inkorporojmë të gjithë, kur them të gjithë përveç pjestarëve të forcave shtetërore aty duhet të inkorporohen edhe ish ushtarët e UÇK-së padiskutim. Si grup parlamentar i VLEN-it ju japim mbështetje të plotë kryetares së komisionit që të mos e vendosin këtë pikë të rendit të ditës.

Ndryshe, propozim ligji i “Branitellave” është dorëzuar nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, e njëjta është përkrahur edhe ngaVMRO-DPMNE-ja por është bllokuar në komision nga Ilire Dauti e cila jo njëherë e ka thënë se ligji nuk kalon pa përfshirjen e ish ushtarëve të UÇK-së. /tvklan.mk/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
wqfqfwqfwq
Bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë, reagojnë Dardanët: Turpi do të jetojë përjetë, Kosova nuk do ta falë
Balotelli-derby-della-madonina-780x439-1
Balotelli parashikon rezultatin e Derby della Madonnina
Champions-League-cup-2
Manchester City – Inter, derbi i Championsit sonte

Më shumë nga kategoria

Balotelli-derby-della-madonina-780x439-1
Balotelli parashikon rezultatin e Derby della Madonnina
Champions-League-cup-2
Manchester City – Inter, derbi i Championsit sonte
Screenshot-2024-09-14-131704-750x430
Liga e parë e futbollit/ Në Çair “Super Derbi” Shkupi – Shkëndija!
egrgre
Goli i Enis Bardhit, në garë për më të mirin në UEFA Nations League 2024
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_0740
Xhensila Myrtezaj vetëm pranë këtij personi po e gjen qetësin
IMG_0738
MPJ: Nuk ka shtetas të RMV-së që kanë kërkuar ndihmë ose evakuim nga Libani
IMG_0737
Ahmeti takon ambasadorin francez Le Rigoleur: BDI garantues i rrugës europiane të vendit
pensionistet
Pensionistët nga nesër do të marrin pensionet me rritje prej 2.500 denarë
IMG_0726
100 ditëshi i VLEN-it shumë premtime parazgjedhore, pak realizime
IMG_0725
Të detyruar sepse nuk kanë shkollë, filloristët në Çashkë fillojnë mësimin në mekteb të xhamisë

DIASPORA