Maqedoni

Daniel Server i përgjigjet letrës së Ali Ahmetit/ Shqipja është zyrtare, mos krijoni më shumë probleme

Autori

Autori

Portali Tetova

October 29, 2024, 10:10

Ish diplomati amerikan Daniel Server, profesor në universitetin Xhon Hopkins në Uashington, Daniel Server, ka komentuar mbi letrën që lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka dërguar liderëve rajonal dhe ndërkombëtar.

“Sot mora një letër nga Ali Ahmeti, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). 

Është partia kryesore opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut. 

Qëllimi i letrës është të gjenerojë veprime nga SHBA dhe BE:

Lexuesit e rregullt mund të imagjinojnë se unë kam ndjenja ambivalente për disa nga çështjet e ngritura në këtë letër.

Rreth gjuhës: 

Megjithatë, nuk kam asnjë dilemë për çështjen e gjuhës. Marrëveshja e Ohrit është e qartë për këtë temë. Ajo kërkon që çdo gjuhë e folur nga më shumë se 20% e popullësisë të jetë bashkë-zyrtare me maqedonishten.

Nuk e kuptoj se si mund ta vësh në dyshim këtë detyrim pa krijuar më shumë probleme sesa Maqedonia e Veriut tashmë ka.

Kjo ishte një pjesë e rëndësishme e marrëveshjes së paqes të vitit 2001. Është e rëndësishme të ruhet.

Identifikimi etnik i zyrtarëve të qeverisë:

Çështja e dytë ka të bëjë me identifikimin etnik të administratës qeveritar. Sigurisht, unë preferoj një sistem të verbër ndaj ngjyrave, të bazuar në merita. 

Por mospërcaktimi i identifikimit etnik të punonjësve të qeverisë nuk do ta bëjë punësimin e qeverisë të verbër. Emrat ju tregojnë se kush është shqiptar e kush maqedonas. 

Dyshoj se qëllimi i këtij propozimi është vazhdimi i dominimit aktual të maqedonasve në pozitat e larta qeveritare.

Falsifikimi i verbërisë së ngjyrave nuk do të funksionojë. Maqedonia duhet të diversifikojë të punësuarit në sektorin publik për të pasqyruar më plotësisht diversitetin e popullsisë. 

Une nuk jam adhurues i kuotave. Por veprimi afirmativ me përparësi kualifikimeve është një proces që mund të prodhojë rezultate të arsyeshme. 

Shumë shqiptarë kanë një kualifikim që i mungon shumicës së maqedonasve: flasin të dyja gjuhët. 

Qeveria duhet ta marrë parasysh këtë kur punëson.

Për Përfaqësimin e drejtë në qeveri:

Çështja e tretë e përfaqësimit të drejtë nuk është specifikuar plotësisht.
Unë supozoj se i referohet pozitave që u janë dhënë shqiptarëve etnikë në qeverinë aktuale. 

Kjo është më shumë një ankesë politike sesa ligjore apo kushtetuese. 

Një nga ankesat kryesore maqedonase ndaj qeverisë së mëparshme ishte mbizotërimi i shqiptarëve në pozitat kyçe. 

Fituesit e zgjedhjeve të fundit u përpoqën të dobësonin praninë shqiptare sepse fituan zgjedhjet.

Rivalët shqiptarë të BDI-së negociuan marrëveshjen aktuale të koalicionit. 

Nëse e kanë bërë keq, kjo është çështje për zgjedhjet e ardhshme. 

Diplomatët amerikanë dhe evropianë mund t’ia tregojnë këtë kryeministrit, por në fakt nuk është një çështje ndërkombëtare.

Në fund të fundit, pra, përgjigjet e mia janë:

PO për Ali Ahmetin për çështjen e gjuhës,
Jo për qeverinë për çështjen e identifikimit etnik të administratës, dhe Zgjedhësit le të vendosin për çështjen e përfaqësimit të drejtë.

Por çfarë ndryshim ka ajo që mendoj unë?
Në thelb, këto janë çështje që duhet të vendosen nga qytetarët e Maqedonisë.” shkruan Daniel Server.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_4008
United e shkarkon Ten Hagun, në vend të tij Nistelrooy
xhaka-1-2048x1365
Sonte mësohet fituesi i “Topit të artë”, në listën e të nominuarve edhe Granit Xhaka
IMG_3887
Pa fitues në derbin në Tetovë, fitore të larta për FC Shkupin dhe Gostivarin
IMG_3837
Ancelotti: Herën e fundit që humbëm 0-4 nga Barcelona, fituam La Ligën dhe Ligën e Kampionëve
IMG_3615
Me plis e me shqiponjën dykrenare – kështu festoi Zhegrova me shokë pas fitores ndaj Atleticos

Më shumë nga kategoria

IMG_3837
Ancelotti: Herën e fundit që humbëm 0-4 nga Barcelona, fituam La Ligën dhe Ligën e Kampionëve
IMG_3615
Me plis e me shqiponjën dykrenare – kështu festoi Zhegrova me shokë pas fitores ndaj Atleticos
IMG_3558
KUPA: Eliminohen FC Shkupi me penalti, Shkëndija e Haraçinës ndalet kuqezinjët e Tetovës
IMG_3519
Gjashtë humbje radhazi nga Bayern, a do të jetë sonte nata e Barcelonës?
IMG_3331
Alarm i kuq, vendimet arbitrale dhe VAR risjellin polemika të ashpra në Serie A
IMG_3312
KF Shkëndija: Për vëllazëri s’ka kufijë, hyrja falas me Shkëndijën e Haraçinës
c8c4d641-4dc5-4f41-8d93-7581d46b3e39
Dogana e Maqedonisë sekuestron 109 kg duhan të prerë, cigare dhe veshje të markave të njohura
IMG_4131
Maqedoni, 1 nëntori ditë feste për besimtarët katolik
IMG_4130
Komuna e Tetovës përuroi vendparkimin e ri në Bllokun Urban 100
IMG_4128
Punonjësit e Postës së Maqedonisë punojnë në kushte çnjerëzore – Tavani me material kancerogjen!
IMG_4123
Aksident në Tetovë, lëndohen tre persona
IMG_4121
Zejdi: Nuk ndahet Fronti Europian, po dëshmon që posaçërisht mbron interesat e qytetarëve jo maqedonas

DIASPORA