Lajme

Dobroshti inauguroi stadiumin e fshatit (foto)

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

May 22, 2023, 08:05

Pas 24 viteve dobroshtasit do të luajnë në fushën e tyre. Dje me një ceremoni rasti në fshatin Dobrosht u inaugurua stadiumi që u ndërtua me vetëfinansim nga diaspora dhe qytetarët/bizneset e fshatit.

Në inaugurim morën pjesë përfaqësues të udhëheqësis së Ligës komunale – Tetovë kurse pas ceremonin inauguruese në ndeshjen e parë të zhvilluar në stdiumin e ri, futbollistët e Dobroshtit shënuan fitore.

Ndeshja KF Dobroshti – K.F. Piroku në kuadër të Ligës Komunale përfundoi me fitore të vendasve me rezultat 4:2.
Golashënues për Kf Dobroshtin ishin Shkelqim Memeti me dy gola dhe Ensar Elezi dhe Bashkim Veliu.

Kur u themelua Kf.Dobroshti dhe si filloi ndërtimi i stadiumit?

Nën udhëheqjen e Arben Gafuri e Bashkim Veliu, Forumi rinor i Dobroshtit me datë 16.04.2016 thiri një mbledhje për riaktivizimin e klubit të futbollit.

Entuziazmi e gadishmëria ishte e madhe dhe kjo u tregua me konsolidimin e shpejt të skuadrës dhe udhëheqësis në krye me Qenan Elmazi , drejtor Arben Gafuri , sekretar Bashkim Veliu dhe drejtor sportiv Sulejman Maksuti.
Në sezonën e parë të garimit 2016/17 u thirën lojtare kryesisht të fshatit dhe klubi filloi garën në ligën 4 ose të njohur si Liga Komunale-Tetovë.

Kf.Dobroshti – Sezoni 2022/23

Duke parë nevojën për stadium , me 11.09.2016 filluan punimet e para tek vendi ku ishte stadiumi i vjetër por që ishte plot gërmadhë e mbeturina. U bë pastrimi dhe filloi puna dhe menjehere u aktivizuan sportdashës nga diaspora për grumbullimin e mjeteve financiare. U bënë bashkë i madh dhe i vogel me çdo gjë që kishin ta ndajnë për klubin për rinin e Dobroshtit.

U grumbulluan rreth 30.000€ të cilat u shfrytëzuan për ndertimin e impiantit , mjete të tubuara në diasporë dhe në fshatin Dobrosht. Njëkohësisht zhveshtorja është financuar nga Mensur Sherifi Cea Con , Pankinat Nasir Asipi dhe shtyllat Bashkim Veliu .

Qenan Elmazi – Kryetar i Kf.Dobroshti

Pas sezonës 2017/18 pati ndërprerje të Ligës përshkak mosmarreveshjeve në LF të Tetovës dhe pati një ngecje të ecurisë së klubit.

Në vitin 2022 rrifilloj liga komunale ku përsëri Kf Dobroshti morri pjese dhe filloj seriozisht puna tek stadiumi dhe pikerisht me date 21.05.2023 (dje) fshati Dobrosht ishte i gatshëm të mirëpres ndeshjen e pare pas 24 vitesh pauzë së futbollit në stdiumin e fshatit.

Merita është e të gjithëve kontribuesve, donatorve e atyre që kanë punuar fizikisht dhe ata qe çdo ditë punojnë si kryesia , lojtaret e i gjithe stafi.

Ta gëzojnë gjenerat e reja e ndoshta një ditë talentët e Kf Dobroshtit ti shohëm nëpër ekipet më të mira të Maqedonisë, rajonit apo edhe ekipet europiane. /tetova1/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
VLEN-1-780x439-1-696x392
VLEN: Urojmë fitoren e madhe të Kurtit në zgjedhje
IMG_4379
Haradinaj i përgjigjet Kurtit për ofendimin: Epiteti hajvan i shkoj atij, tregoi vica gjatë fushatës
IMG_4378
MPS: Shkelje në Komunë të Vrapçishtit, keqpërdoret makina e Çerdhes
IMG_4361
Zgjedhjet në Kosovë/ Vuçiç “kunj” për Kurtin: Duhet të shqetësohet për veten, 10 mandate për Listën Serbe
IMG_4357
Eman Rrahmani: Kemi arritur rezultat të jashtëzakonshëm, vazhdojmë pa u ndalur në mbrojtje të kauzës për Familjen!
IMG_4355
Trump këmbëngul në marrjen e Gazës: Ne do ta rindërtojmë atë