Lajme

Drenoci i Tetovës, e nderoi lirinë e Kosovës me trimin Aliriza Selmanin

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

April 5, 2023, 11:04

Shkruan Ismet Jonuzi-Krosi
ALIRIZA SELMANI ( 06.11.1973 – 27.05.1999)
Drenoci i Tetovës, e nderoi lirinë e Kosovës edhe me trima, të cilët kurrë s’iu frikësuan armikut sllavoçetnik. Midis luftëtarëve që u flijuan për shqiptari dhe për Kosovën e lirë, është edhe trimi, Aliriza Selmani.

Alirizahu lindi më 5 nëntor të vitit 1973 në Cerovë të Tetovës, por që më vonë familja e tij dhe ai erdhën për të jetuar në Drenoc të Tetovës. Ishte djali më i vogël i xha Selmanit, i cili si prind i mirë, edhe konakun e tij të vogël e kishte edukuar në frymën e atdhedashurisë Shkollën fillore, Alirizahu e mbaroi në shkollën “Migjeni” në Tetovë.

Për të siguruar kushte e rehati në familje, ai, u largua në mërgim, ku qëndroi dhe punoi për disa vjet. Ishte në Gjermani nga viti 1994 deri në vitin 1996. duke i ndihmuar kështu jashtëzakonisht familjes së tij Selmani në Drenoc. Edhe jashtë vendit, kudo, Alirizahu la përshtypje vëllazërore e sjellje shembullore. Takoi shumë shokë, shoqe e miq dhe me të gjithë bisedonte për vendlindjen e për çështjen kombëtare. Pati bashkëpunim e mirëkuptim me të gjithë që i njohu dhe i takoi.

Por, gjatë luftës së lavdishme dhe emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk mundi të rrije i qetë. Vendosi të vijë e të luftojë, për të nderuar dhe mbrojtur tokën mëmë. Emblema e UÇK-së, e Adem Jasharit, Hamzës, bacë Shabanit, Qamil Ilazit (Bardhit), Rexhep Bislimit, Naim Bekës- Sokolit, dhe trimave të tokës heroike, i jepnin shumë forcë e moral për të ardhë sa më parë në Kosovën kreshnike.

U inkuadrua në Zonën Operative të Pashtrikut në Prizren, ku u njoh me shumë bashkëluftëtarë dhe qëndroi aty deri në flijim e në përjetësi. Alirizahu, ra dëshmor heroikisht më 27 maj, 1999 në rajonin e Pashtrikut të Kosovës, ku vepronte si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kishte marrë pjesë në luftime të drejtpërdrejta midis Ushtrise Çlirimtare të Kosovës dhe forcave pushtuese barbare sllaviste.

Rënia e Alirizahut në varganin e të pavdekshmëve, ngjalli edhe më shumë forcë e angazhim liridashëse te bashkëluftëtarët e tij, për ta vazhduar luftën për liri dhe pavarësi kombëtare. Trimi, dëshmor Aliriza Selmani u varros me nderime në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit, ku prehet edhe sot.

Lapidari i këtij ademjashari, gjendet në Gorozhupë, afër kufirit me Shqipërinë. Shqipëria Etnike, Kosova dhe Ilirida, mbeti pa luftëtarin dhe atdhetarin, fjalëpakë e punëshumë, Aliriza Selmani, trimërinë e të cilit nuk do ta harrojmë kurrë…

Alirizahu ishte fëmijë i katërt në mesin e gjashtë fëmijëve (4 djem dhe dy vajza) të prindërve, Selman dhe Fetije Selmani, të cilët tradicionalisht jetojnë me preokupimin për çështjen e atdheut. Ata kanë krenarinë që biri i tyre i dashur, vëllai, nipi e xhaxhai, u flijua për këtë tokë arbërore. Nderim veprës madhore të dëshmorit të kombit, Aliriza Selmani nga Drenoci i Tetovës.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_9868
Tetovë, babai vret të birin
IMG_9854
Aksidenti në Saraj, nxirret nga vetura një fëmijë 5 vjeçar (Video)
IMG_9841
Aksident në rrugën Rashçe-Saraj, automjeti bie në lumin Vardar
IMG_9551
Njihuni me Ibrahim Kolari nga Dibra e madhe, Biznesmeni dhe filantropisti, aktivist i shquar i diasporës dhe i kombit shqiptar i cili jeton dhe vepron në SHBA
IMG_9836
Mjegulla “paralizoi” Aeroportin e Shkupit! Aeroplanët rrotulloheshin mbi Shkup, disa riorientohen në shtetet fqinje
IMG_9832
Vdiq ish-ambasadori i Kosovës në Slloveni, Anton Berisha