Durmishi pyet: A e ka "hup" kontrollin Ali Ahme...

Durmishi pyet: A e ka “hup” kontrollin Ali Ahmeti?!

Autori

Autori

Portali Tetova

January 26, 2023, 09:01

Besar Durmishi nga Lëvizja Besa e ka komentuar deklaratën e Ali Ahmetit se Ju ka thënë ministrave që të kujdesen për të gjithë komunat njësoj, informon portali “tetova1”.

Ja çka shkruan kreu i Këshillit Komunal të Tetovës në rrjetet sociale:
“Në kohën kur në partinë e tyre është trashur zullumi, Ali Ahmeti dhe Ministrat e BDI-së mundohen ta mjegullojnë të vërtetën dhe të defokusojnë opinionin. Kryetari i tyre ditë më parë në një fjalim para qytetarëve të Tetovës tha se “Ju kam thënë ministrave që të kujdesen për të gjithë komunat njësoj”, fillova të mendoj nëse vërtet ashtu mendon apo shtirret se nuk e din?

Lidhur me këtë, dje kryetari Kasami për televizionin Alsat demantoi me fakte Ahmetin se nuk është e vërtetë duke i numëruar shtypjet dhe presionet që po na bëhet si komunë e Tetovës që nga marrja e mandatit.

Hiç më larg se dje, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në malësi të Tetovës e premtoi edhe njëherë shkollën e premtuar vite me rradhë duke thënë se është në bashkëpunim të vazhdueshëm me pushtetin lokal ku në këtë rast adresohej komuna e Tetovës, kurse gjoja projekti i shkollës është në përfundim.

 

Kur ndëgjon ministrin e Arsimit dhe Shkencës sesi pa fije turpi dje para banorëve të Sellcës thotë se është në bashkëpunim me pushtetin lokal – Tetovën, të bën të mendosh se vallë a vërtetë edhe Ali Ahmetin e gënjejnë kështu apo thjeshtë edhe liderin e tyre e mbajnë ashtu në mjegulla dhe i’a kanë “hup” kontrollin.

Unë publikisht edhe njëherë njoftojë qytetarët se ministrat e BDI-së aspak nuk e respektojnë komunën e Tetovës dhe leje më që të kenë komunikim të rregullt, këtë tanimë e din çdo qytetarë i Tetovës, por përkundrazi, ata na bllokojnë në çdo mënyrë të mundshme që ne të mos mundemi të punojmë për qytetarë tanë, por e kanë gabim se ne asnjëherë nuk do të ndalemi dhe për punën tonë e treguan qytetarët me votë në zgjedhjet për këshillin e Tetovës.

Ata dihet se kanë gënjyer popullin këto 20 vjet, kjo shihet se nuk kanë mbajtur asnjë premtim, por tani kanë filluar ta gënjejnë edhe kryetarin e tyre, me kryetarin i gënjejnë edhe qytetarët” përfundon shkrimi i Besar Durmishit. /tetova1/

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
haland
Haaland: I thashë Guardiolas të mos më largoj nga loja
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion
abdush demiri
Demiri: Taravari të qartësojë pozicionin e tij, ne mbetemi të hapur për bashkëpunim opozitar
Adnan-Azizi
Azizi: Madhërimi i Selës dedikuar Ali Ahmetit
56502F6A-2DDE-4391-A6DF-6AE467A68872-1024x551.jpeg
Kasami: Fronti opozitar i gatshëm të sfidojë pushtetin
AC2A0035
Fronti opozitar: Grubi po e keqpërdor partneritetin strategjik me SHBA  

DIASPORA