Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan theksoi se Siria ka hyrë “në një epokë të re”, duke kërkuar përqendrim në rrugën përpara dhe duke riafirmuar mbështetjen e palëkundur të Ankarasë për popullin sirian, raporton Anadolu.
“Një epokë e re ka filluar në Siri dhe tani është koha për t’u fokusuar në rrugën përpara”, tha Fidan në ceremoninë e hapjes së Konferencës së 15-të të Ambasadorëve, e cila po mbahet në kryeqytetin turk Ankara.
“Turqia, e cila u zgjati dorën vëllezërve dhe motrave të saj sirianë gjatë kohëve të tyre të vështira, do të jetë me ta në faqen e re të hapur në Damask”, tha ai, duke folur mbi zhvillimet më të fundit në vendin e Lindjes së Mesme.
Gjatë 10 ditëve, forcat e opozitës nisën një ofensivë befasuese, duke pushtuar qytetet kryesore dhe më pas, të dielën, kryeqytetin Damaskun. Përparimi i shpejtë, i mbështetur nga njësitë ushtarake që dezertuan, çoi në rënien e regjimit të Asadit pas 13 vitesh lufte civile.
Asad dhe familja e tij ikën në Moskë ku Rusia u dha atyre azil.