Gjermania, Zvicra dhe Italia po i merr edhe mje...

Gjermania, Zvicra dhe Italia po i merr edhe mjekët nga Maqedonia

Autori

Autori

Portali Tetova

April 5, 2023, 07:04

Maqedonia po përballet me mungesë të profileve të caktuara të punonjësve shëndetësorë. Më së shumti mungojnë infermierët, mjekët e përgjithshëm dhe mjekët specialistë.

E për këtë është shkak ikja jashtë vendit e kuadrit mjekësorë, për paga më të larta dhe kushte më të mira pune, por edhe për pension më të mirë. Dy vendet më të preferuara të kuadrit mjekësorë janë Gjermania dhe Italia.

Nga Sindikata e Pavarur e Shëndetësisë, Farmacisë dhe Mbrojtjes Sociale për AIM thonë se gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 ka pasur një largim gradual të infermierëve nga vendi.

“Në periudhën e treguar nga sektori publik janë larguar rreth 70 infermierë, ndërsa nga sektori privat kanë dalë rreth 120 infermierë.

Në uljen e numrit të infermierëve në vendin tonë kanë ndikuar edhe ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, të cilat përjashtuan mundësinë e vazhdimit të marrëdhënies së punës pas 64 vitesh, me përjashtim të atyre punonjësve në veprimtari për të cilët Ligji për Mbrojtje Shëndetësore ofron mundësinë e zgjatjes sipas ndryshimeve ligjore.

Pra, mbi këtë bazë këtë vit do të jemi pa rreth 80 infermierë që kanë ushtruar të drejtën e pensionit në përputhje me ligjin”, thonë nga Sindikata.

 

Ndërsa rreth vendeve në të cilat shkojnë më shpesh punonjësit e shëndetësisë, ata thonë se infermierët më shpesh shkojnë në Gjermani, Zvicër dhe Itali, së fundmi edhe në Kroaci.

“Ajo që mund të themi me siguri është se në vendet ku largohen infermierët ka paga më të larta, të cilat ne e dimë se janë më të rëndësishmet për punëtorin. Për kushtet e tjera të punës në vendet e tjera dhe realizimin e të drejtave të tjera nga marrëdhënia e punës nuk mund të jepnim mendim, sepse e njëjta mund të përshkruhet në mënyrë objektive vetëm nga përvoja e një punonjësi që është larguar në një vend tjetër”, shtojnë nga Sindikata.

Profesor dr. Goran Dimitrov, kryetar i Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë, thotë për MIA-n se fatkeqësisht nuk ka një shifër të saktë statistikore për largimin e mjekëve dhe infermierëve jashtë vendit.

“Por sipas disa informacioneve jozyrtare, rreth 200 mjekë largohen çdo vit nga vendi dhe rreth 150 mjekë dalin në pension ose disa prej tyre ndahen nga kjo jetë. Situata, për fatë të keq,është e ngjashme edhe me infermierët dhe personelin tjetër mjekësor. Qindra motra u larguan nga vendi për t’u punësuar jashtë vendit”, thekson Dimitrov.

Sipas njohurive të tij, Gjermania dhe Italia janë ndër më tërheqëset për personelin mjekësor.

“Njohuritë tona janë se mjekët zakonisht shkojnë në Kroaci, Slloveni, Austri, Gjermani dhe së fundmi edhe Italia është destinacioni i tyre i dëshiruar. Pothuajse të gjitha vendet në Evropë padyshim që kanë kushte më të mira pune se këtu, por, sipas njohurive të punëtorëve shëndetësorë, Gjermania“- tha ai.

Mos e humb

Kasami-stadioni
Bilall Kasami: Stadiumi i Tetovës me standarde të UEFA-s! Ne i mbajmë premtimet!
Messi-shtepia-vjedhje
Udhëheqësi i bandës shqiptare tregon pse nuk e grabiti shtëpinë e Messit
Fisnik Isaku
Edhe një tetovar që jeton në Danimark do jetë pjesë e U21 të Maqedonisë
Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”

Më shumë nga kategoria

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
bujar-osmani-1
"Bujar Osmani është takuar me Gruevskin, bisedohet për kthimin e tij në Maqedoni"
IMG-20231207-WA0007
LEN: 8 Maji është caktuar për zgjedhje nga partitë e pushtetit dhe VMRO që të pengohet votimi i diasporës
Lule
Lëvizja BESA: Rasti i “Vanjës” pohon se qytetarët janë totalisht të pasigurt nga shteti!
foto-800x533
Lëvizja BESA:  Samiti i Ministrave të OSBE-së po mbahet nën kulmin e objektit të përfshirë në krim
download
EDITORIAL: Lotaria Shtetërore për herë të parë drejtohet nga një shqiptar. Pse po ngritet kaq pluhër?
Kasami-stadioni
Bilall Kasami: Stadiumi i Tetovës me standarde të UEFA-s! Ne i mbajmë premtimet!

DIASPORA